Futboll Seria A Sport

MILAN-ROMA/ Kumbulla prek topin me dorë brenda zonës, shikoni rastin që tërboi Ibrën (VIDEO)

Sfida Milan-Roma regjistroi një episod midis sulmuesit Zllatan Ibrahimioviç dhe mbrojtësit të Shqipërisë Marash Kumbulla.

Në minutën e 20-të të sfidës në “San Siros”, suedezi godet topin me thembër dhe topi shkon në dorën e 20-vjeçarit Kumbulla. Por, edhe pse Ibra ka kërkuar penallti për kuqezinjtë, gjyqtari i takimit Xhakomeli veproi saktë pasi fillimisht topi prek trupin e Kumbullës dhe më pas prek dorën e tij.

Sulmuesi i Milanit fillimisht u acarua me vendimin e gjyqtarit, por më pas u përqëndrua te takimi.

Related posts

Zbulohet plani i Barcelonës për të marrë Antonie Griezmann

Q.Autor

DEBUTOI ME KOMBËTAREN/ Rrëfimi i Edi Rejës: Mosha nuk peshon, dua një Shqipëri të ekuilibruar

Delo.autor

Gattuso jep dorëheqjen, Milani reagon zyrtarisht në rrjetet sociale

Q.Autor

Leave a Comment