Futboll La Liga Sport

ANALIZA/ Hakmerret Reali, Zidane e “paralizoi” Barcelonën me 8 lëvizje

Kur thuhet që “El Clasico”-t janë ndeshje të paparashikueshme, e kemi fjalën pikërisht për këto ndeshje. Reali i Madridit rimori kreun e klasifikimit, rifitoi krenarinë në skenën më të vështirë të futbollit spanjoll, “Camp Nou”, duke marrë një triumf të merituar dhe të vuajtur, por edhe me polemika. Një gol i shpejtë i Valverdes, pastaj barazimi i Ansu Fati dhe në pjesën e dytë penalltia e Ramosit dhe goli i Modriçit. Kjo ishte kronika e golave, por pas triumfit madrilen fshihen shumë faktorë dhe arsye. Zinedin Zidan ia arriti të ndërtonte një skuadër të fortë dhe të gatshme për t’u hakmarrë ndaj të gjithëve në duelin e shumëpritur. Në Barcelonë ndihen të vjedhur, por kjo tashmë nuk vlen shumë. Fati i ndeshjes është i vulosur.

EKIPI MË I MIRË – Nëse Reali i Madridit doli nga kriza me fitoren kundër Barcelonës është falë vendimeve të duhura që mori Zinedin Zidan. Trajneri francez zbriti në fushën e lojës skuadrën më të mirë të mundshme, duke lënë mënjanë eksperimentet dhe rrotacionet. Mendi në krahun e majtë, rikthimi i Ramosit në qendër dhe Naço nga e djathta dhe Benzema në majën e sulmit. Këto ishin ndryshimet në krahasim me duelin kundër Shahtjorit dhe dhanë frytet në fushën e lojës. Gjithashtu edhe lojtarët si Kros, Asensio dhe Valverde luajtën mirë. Tani pyetja është: A do të ruajë Zidan këtë bllok futbollistësh për ndeshjet e tjera?

KËMBË TË FRESKËTA – Reali i Madridit dukej i transformuar fizikisht në “El Clasico” në krahasim me dy ndeshjet e mëparshme. Prezenca e Ramosit, Mendisë, Kasemiros, Valverdes, Asensios dhe Viniciusit i dhanë Realit më shumë fortë dhe kilometra në krahasim me duelet e mëparshme. Në këtë aspekt, Zidan ekuilibroi ndeshjen duke ditur që përballë kishte të rinj të talentuar dhe të fortë si De Jong, Dest, Alba, Pedri, Kutinjo dhe Ansu Fati.

HAKMARRJE – “El Clasico” ishte vendi i duhur për të dalë nga kriza. Reali i Madridit vinte pas dy humbjeje me Kadizin dhe Shahtjorin, të cilat kishin vënë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit Zidan, por ky i fundit kërkoi që skuadra e tij të bënte më mirë dhe ata u përgjigjën gati. Për 6 minuta e panë veten në avantazh dhe pavarësisht se pësuan, të krijonin idenë se ishin skuadra më e fortë në fushë. Nuk u trembën aspak nga goli i Ansu Fati. Treguan dëshirë dhe hakmarrje ndaj të gjithëve. U mbyllën gojën kritikëve.

MBROJTJA – Tibo Kurtua ka qenë një nga lojtarët e paktë që ka marrë elozhe, pavarësisht dy humbjeve të Realit. Bëri sërish një ndeshje fantastike kundër Barcelonës. Pritja e tij spektakolare kundër Mesit në pjesën e parë vlente sa një gol. Reali në përgjithësi u mbrojt si skuadër dhe dinte të vuante. Kishin shumë rregull dhe vendosmëri.

GARDA E VJETËR – Në fushë duhen gjithmonë lojtarë me këmbë të freskëta, por të vjetrit nuk mund t’i injorosh kurrë. Toni Kros bëri një ndeshje madhështore në mesfushë, Benzema tregoi që është vendimtar në sulm dhe Modriç kur u fut vulosi ndeshjen. Kualiteti i tij në golin e tretë do të mbahet mend gjatë.

FAKTORI RAMOS – Pa harruar “plakushin” Serxho Ramos, i cili është lojtari më i rëndësishëm i Realit të Madridit. Mund të konsiderohet një nga më të mëdhenjtë e historisë së këtij klubi. Kapiteni erdhi me shumë probleme në “Camp Nou” dhe u largua si heroi. Ishte lideri i skuadrës që nga momenti kur u nisën drejt kësaj sfide dhe me të në fushë, Varan ndihet i mbrojtur. Problemi është që Reali nuk mund të bëjë rrotacion në mbrojtje. Kur Ramos nuk është, skuadra vuan.

TAKIMI ME ZIDANIN – Ashtu siç ndodhi një vit më parë. Lojtarët bënë gjithçka për të shpëtuar trajnerin e tyre. Takimi mes lojtarëve dhe trajnerit tregohet në përqafimin e tij me Kasemiron pas golit të Modriçit. Të gjithë përqafuan kroatin, braziliani shkoi te trajneri.

KRIZA E BARÇËS – Me këtë fitore Reali i Madridit ia transferon krizën Barcelonës. Katalanasit janë 6 pikë larg nga madrilenët, edhe pse me një ndeshje më pak, por ideja është që blaugranët duken një skuadër e brishtë dhe nuk reagojnë atëherë kur duhet.

Related posts

LIVE/ Carabao Cup: Mbyllet Derbi Manchester United-Manchester City. Rezultati 0-2

Delo.autor

Shkëndije fiton ndaj Pelister dhe “mbretëron” në Maqedoni, duke siguruar trofeun e dytë

Sadik.Autor

ZHGËNJIM TOTAL NË JAVËT E FUNDIT/ Tifozët kërkojnë ndëshkim ndaj ekipit

Delo.autor

Leave a Comment