Futboll Sport

MIQËSORJA NDAJ KOMBËTARES/ Armenia refuzon vendimin e UEFA-s për…

Pas provave të suksesshme të UEFA-s në Superkupën e Europës në Budapest më 24 shtator, ku maksimumi i spektatorëve të lejuar ishte 30 % i kapacitetit të stadiumit, po mendohet që çdo ndeshje të jetë me të njëjtin kapacitet tifozësh nëpër stadium.

Por për Armeninë jo! Problemi këtu nuk qëndron tek përhapja e pandemisë, por trazirat luftarake që ai vend po kalon momentalisht. Më 7 tetor në Armeni do të udhëtoje Kombëtarja e Shqipërisë, teksa kjo përballje do të luhet pa praninë e tifozëve.

Miqësorja u vu në dyshim fillimisht për shkak të trazirave ndërsa Federata armene ka zyrtarizuar faktin se do të luhet me dyer të mbyllura. Kuqezinjtë do ta përdorin këtë miqësore për të tentuar të shkëputen nga rezultatet negative përpara dy ndeshjeve kualifikuese në National Ligë kundër Kazakistanit më 11 tetor dhe Lituanisë më 14 tetor. Të dyja këto ndeshje do të luhen në transfertë.

Related posts

Salah do vetëm Champions League: Nuk më interesojnë të tjerat

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Refuzoi Boca Juniors, Barcelona josh Cavanin me…

Delo.autor

LIVE/ Shqipëri-Maltë: Gol “ALLA MESSI”, Hebaj rikthen Shqipërinë në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment