Futboll Kategoria Superiore Sport

MUNGESA E TERRENEVE SPORTIVE/ Partizani kryen stërvitjet sipas… “kapriçove” të motit

Partizani prej një dekade po vuan mungesën e terreneve stërvitore, duke bërë që të kuqtë të bredhin si çifuti në shkretëtirë për të gjetur një fushë për t’u stërvitur. Prej më shumë se katër vitesh klubi ka nisur ndërtimin e shtëpisë së re, e cila ka ngecur, në mënyrë që skuadrat e kuqe të kishin një adresë fikse për t’u stërvitur.

Trajneri Ilir Daja si kërkesë parësore ndaj drejtuesve ka pasur sigurimin e një fushe me bar natyral për stërvitjen e skuadrës. Pjesën më të madhe të përgatitjeve nën drejtimin e Dajës të kuqtë i kanë kryer në kompleksin “Pepa” në Elbasan apo në Ohër, ku kanë përdorur fusha me bar natyral.

Partizani stervitje 3

Por, me hyrjen e stinës së vjeshtës, fusha stërvitore në Elbasan rëndohet nga reshjet, gjë e cila e ka detyruar ekipin e parë që përkundrejt dëshirës të spostohet në kompleksin “Football Republic”, që ofron fusha me bar sintetik. Për momentin, përgatitjet e skuadrës së Ilir Dajës janë në varësi të “kapriçove… të motit. Të hënën ekipi u stërvit në Elbasan, ndërsa dje, për shkak të motit të keq, u spostua në fushat me bar sintetik të kompleksit “Football Republic”.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Vllaznia zbret në fushë, stërvitja nis me 12 mungesa

Delo.autor

FIORENTINA-MILAN/ Pulgar mposht portierin Donnarumma me një SUPER GOL dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

“The Best”/ Formacioni më i mirë i vitit, Reali dominon mes 11 të zgjedhurve (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment