Futboll Shqipëri Sport

“NA MUNGOI FATI”/ Armando Broja: Ja si u ndjeva kur trajneri më tha që do luaja titullar

Armando Broja, debutoi si titullar ndaj Kazakistanit, duke qenë një nga më të dalluarit në fushë. Sulmuesi pati disa raste shënimi, por fati duket se nuk ishte me të. Në prononcimin pas ndeshjes, Broja u shpreh:

“Kombëtares nuk i mungon asgjë. Luajtëm shumë mirë, patëm shumë raste, nuk kemi pasur fat. Unë pata 2-3 raste, pati edhe Seferi rast. Ishalla me Lituaninë e fitojmë ndeshjen dhe luajmë më mirë. Mundesh ta fitosh ndeshjen edhe me 1 rast në minutën e fundit. Ka edhe ndeshje që luan gjithë ndeshjes. Për mua sot kemi pasur raste, por nuk ka dalë goli. Do të punojmë para portës dhe ishalla shënojmë ndaj Lituanisë.

Isha shumë i kënaqur kur më tha trajneri që do të luaja titullar. Jam 19-vjeç dhe është një ëndërr të luash për Kombëtares. Kam qenë i foksuar vetëm te loja për të shënuar. Na kanë munguar vetëm goli. Si ekip kemi luajtur shumë mirë.

Trajneri e ka bërë formacioni. Duhet të luaj bashkë me një sulmues dhe të kombinojmë bashkë. Është vendimi i trajnerit. Manaj ka punuar shumë mirë. Patëm raste dhe kombinuam mirë bashkë”, u shpreh Broja për “Supersport”.

Related posts

PREJ 5 VITESH NË KOMA/ Incidenti i Michael Schumacherit, zbardhet dinamika e ngjarjes

Delo.autor

E BUJSHME/ Bruno Fernandes hesht Guardiolan me gishtin te goja, “Old Trafford” në delir (VIDEO)

Delo.autor

SHTOHEN PROBLEMET PËR KATALANASIT/ Lëndohet qendërmbrojtësi në Ligën e Kombeve

Isa.Autor

Leave a Comment