Futboll Sport

NATIONS LEAGUE/ Anglia përmbys Belgjikën, zhgënjen përsëri Holanda

Anglia ka marrë kreun e Grupit 2 të Ligës A së Nations League pas fitores 2-1 me përmbysje kundër Belgjikës.

Sfida e luajtur në Wembley është zhbllokuar në minutën e 16-të nga një penallti e Romelu Lukaku-t. Ky ka qenë edhe goli i parë i pësuar nga anglezët në një vit (gjashtë ndeshje radhazi pa pësuar gol); lojtari i mëparshëm që ka shënuar kundër Tre Luanëve ka qenë Zdenek Ondrasek i Republikës Çeke më 11 tetorin e 2019-ës.

Skuadra e Southgate ka barazuar në të 39-ën me një penallti të Marcus Rashford, i cili është bërë lojtari i katërt i Manchester United që shënon në katër ndeshje radhazi me kombëtaren pas Bobby Charlton, David Beckham dhe Wayne Rooney.

Përmbysja e vendasve ka ardhur në minutën e 64-t me Mason Mount.

Zhgënjen përsëri Holanda që nuk ka shkuar më larg se një barazim 0-0 në ndeshjen e Grupit 1 të Ligës A kundër Bosnje Hercegovinës pas humbjes 1-0 të pësuar kundër Meksikës katër ditë më parë.

Fitore për Kroacinë që ka mundur 2-1 Suedinë në ndeshjen e Grupit 3 të Ligës A dhe ka shkuar tri pikë larg kreut që mbahet nga Portugalia dhe Franca me 6 pikë.

Vlasic ka zhbllokuar ndeshjen për vendasit në minutën e 32-të, Berg ka barazuar përkohësisht për miqtë në të 66-ën, ndërsa Kramaric i ka dhuruar tri pikët kroatëve në të 84-ën.

Related posts

Pacult: Skënderbeu tregoi se e meriton vendin e parë

Q.Autor

U AFRUAN NË MERKATON E VERËS/ Nuk patën hapësira, largohen nga Skënderbeu dy lojtarët…

Delo.autor

SERIE A/ Hetohen sms-të mes lojtarëve, Parma rrezikon të mbetet në…

Sadik.Autor

Leave a Comment