Futboll Sport

NATIONS LEAGUE/ Italia e Mancinit vazhdon me ecurinë e pathyeshme, por i hap rrugën Polonisë

Një tjetër barazim për Italinë e Mancinit e cili në Bergamo nuk shkon përtej 1-1 me Hollandën dhe humbet përparësinë në grupit të Ligës A të Kombeve, duke i hapur rrugë Polonisë, e cila “eci” 3-0 mbi Bosnjen dhe Dzekon me golat Leëandoëskit (2) dhe Linetty të Torinos. Skuadra e Mancinit nuk humbet prej 16 ndeshjesh radhazi duke përjashtuar miqësoret.

Në Gewiss Stadium vendosin golat e Pellegrinit dhe Van de Beek, të dy në pjesën e parë.

Italia filloi mirë dhe gjeti rrjetënë pas 16 minutash me Lorenzo Pellegrini i cili përfitoi nga një asist i shkëlqyeshëm nga Barella, duke mposhtur me të majtën Cillessen.

Sidoqoftë, loja kthehet në të 25’, kur Van de Beek është më i shpejti në një kërcim në zonë dhe mund Donnarumma me të djathtën nën traversë.

Në pjesën e dytë Donnarumma i thotë “jo” Depayt, por më pas janë Immobile (gabim amator nga Hateboer) dhe Bonuçi ata që kanë topin e fitores. Chiellini vendimtar me dy mbyllje në fund.

Related posts

Debutim ëndrrash për Van Dijk, flet pas golit të parë me Liverpoolin (VIDEO)

Q.Autor

EURO 2020/ Formacioni i mundshëm i Kosovës përballë “Luanëve”, ja skema

Delo.autor

DËMTIMI DHE TËRBIMI I DA SILVËS NË SFIDËN TIRANA-PARTIZANI/ Mjeku shkodran: As arbitri nuk do e linte në lojë…

Delo.autor

Leave a Comment