Basketball Sport Të tjera

NË PRAG KAMPIONATI BOTËROR I BASKETBOLLIT/ Favorit për medaljen e artë një ekip ballkanas…

Më 31 gusht do të nisë Kampionati Botëror i Basketbollit për meshkuj, turne që zhvillohet në Kinë deri më 15 shtator. Pjesëmarrëse në këtë turne janë 32 shtete.

FIBA (Federata Ndërkombëtare e Basketbollit) ka publikuar sot një renditje të 32 ekipeve kombëtare që marrin pjesë në këtë botëror. Renditja është përgatitur në bazë të rezultateve që kanë arritur të gjitha ekipet pjesëmarrëse.

Surprizat nuk mungojnë, pasi në vendin e parë nuk është kombëtarja amerikane, por ajo e Serbisë. Amerika renditet e dyta, ndërsa në vendin e tretë ndodhet Spanja. Në “top-5” janë edhe Franca (e katërta) dhe Greqia (e pesta).

Amerika, ose ekipi i “Dream Team”, është skuadra kampione në fuqi, por që në këtë botëror do të luajë pa yjet e saj, që kanë refuzuar të marrin pjesë ose janë dëmtuar.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Mini revolucion tek Juventus, Allegri gati të largojë pesë lojtarë. Ja emrat…

Delo.autor

Serena Williams dhe uniforma e SKANDALIT në turneun e Roland Garrow

Isa.Autor

KËRKOJNË TË JENË KONKURRUES NË GARËN PËR TITULL/ Ja dy objektivat kryesore të Interit në merkato

Delo.autor

Leave a Comment