Futboll La Liga Sport

“TREGON PËRKUSHTIMIN DHE CILËSINË E TIJ”/ Legjenda e Barcelonës: Sergio Ramos, një nga më të mirët në…

Më në fund, Rivaldo duartrokiti rekordet që po vendos Sergio Ramos, qendërmbrojtësi i Real Madridit, i cili dje u bë lojtari me më shumë minuta në historinë e kombëtares spanjolle: Performanca e Ramos është spektakolare. Se ka luajtur 173 ndeshje me kombëtaren dhe me siguri do të bëhet lojtari me më shumë sfida të tilla në histori, kjo tregon vetëm përkushtimin dhe cilësinë e tij. Nuk e di nëse është qendërmbrojtësi më i mirë i të gjitha kohërave, por Sergio Ramos është një nga më të mirët. Kjo është e sigurt”.

Ambasadori i “Betfair”, gjithashtu përshëndeti gjestin e Luis Enrique për të mos e përdorur Ansu Fati dhe, kështu, duke e rezervuar atë për angazhimet e Spanjës në Ligën e Kombeve: “Kjo tregon se Ansu është një lojtar shumë i rëndësishëm për Spanjën dhe trajneri po kujdeset për të, duke e ruajtur për lojërat e rëndësishme. Kjo është mënyra e duhur për t’u rritur. Ansu do të jetë një nga referencat e radhës në Spanjë, jam i sigurt. Një titullar i rregullt, pasi tashmë është i tillë edhe te Barcelona”.

Related posts

Partizani harron turpërimin në Kukës, nis e mbjell pemë… (FOTO)

Sadik.Autor

(VIDEO) Bundesliga/ Dortmund kapërcen krizën, arrin fitoren e parë pas 8 ndeshjesh

Q.Autor

Milan i Gattuso, skuadra që godet më shumë portën në Serie A!!!

Q.Autor

Leave a Comment