Futboll Seria A Sport

“NË PAMJE TË PARË DUKET GRUP SHUMË I MIRË”/ Tare flet pas shortit: Lazio mund t’ia dalë…

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti ku Lacio në Ligën e Kampionëve do të jetë në grupin F, së bashku me rusët e Zenitit, Dortmunin dhe belgët e Klub Bryzhit. Pas shortit, për kanalin zyrtar të klubit lacial, ka folur drejtori sportive, Igli Tare. Ky i fundit është shprehur se në pamje të parë ky është një grup shumë i mirë dhe mund t’ia dalin. ”Në pamje të parë grupi është shumë i mirë për ne, ekipi ynë mund t’ia dalë ndaj të gjithë kundërshtarëve, ndonëse ata kanë më shumë përvojë në këtë kompeticion”, u shpreh fillimisht Tare.

Dortmundi është një skuadër e madhe. Imobile do të kthehet si një “ish”.
Mendoj se është një skuadër me shumë përvojë, në vitet e fundit po bëjnë shumë mirë me trajnerin e ri. Luajnë një futboll shumë sulmues dhe japin spektakël në këtë kompeticion.

A do të jetë vendimtar kalendari?
Mendoj se po. E rëndësishme është të jemi gati, pastaj do të luajmë ndeshjet me agresivitetin e duhur. Dje, kundër Atalantës, kemi parë se cili do të jetë niveli i Ligës së Kampioneve. Duhet përgjegjshmëri e madhe, duhet të veshim fanellën tonë me shumë krenari.

Si duhet të luash në Ligën e Kampioneve?
Kjo është një eksperiencë unike dhe ekipi ynë mund të rritet. Duhet shumë entuziazëm, ky kompeticion do të na dhurojë shumë.

Çfarë mendimi keni për Zenitin?
Zeniti është një skuadër klasike ruse, shumë fizike. Braziliani Malkom është një lojtar i cili bën diferencën. Dzuba është një qendërsulmues i mirë, por në merkato kanë pasur disa vështirësi. Kanë eksperiencë në këtë turne.tARE

Si e vlerësoni Klub Bryzhin?
Është një skuadër e cila luan një futboll të bukur dhe ofensiv, kanë lojtarë interesantë me mesfushorë që shënojnë gola e japin asiste. Marrin pjesë çdo vit në Ligën e Kampioneve dhe do të thonë fjalën e tyre në këtë grup.

A mund të afirmohet Lacio në Ligën e Kampioneve?
Atalanta na ka treguar se eksperienca nuk vlen në 100%, kur grupi është i bashkuar dhe identiteti është i qartë, mund t’ë arrish të shkosh deri në fund. Do të ndjekim shembullin e zikaltërve, nuk kemi shumë lojtarë që kanë luajtur në Ligën e Kampioneve por nuk është thelbësore. Pauza do të na ndihmojë.

Related posts

Përfundon pjesa e parë Luftëtari-Kamza, ja rezultati

Q.Autor

Costa: Roma ka skuadër të madhe, duhet ta fitojmë këtë ndeshje

Delo.autor

Kaos te Juventusi, lojtarët rebelohen me Allegrin

Sadik.Autor

Leave a Comment