Futboll Seria A Sport

NGA BOTËRORI TEK GATTUSO/ Trajneri Lipi: Ky derbi vlen titullin dhe Championsin, Pirlo është si…

Kanë kaluar 14 vite që kur me Italinë fitoi Botërorin, por rikujtimi i atyre 40 ditëve përbën ende emocion për Marçelo Lipin. Në atë grup kampionësh kishte disa elementë me “brumë” trajneri dhe koha po i jep të drejtë secilit.

Në intervistën për “Gazzetta dello Sport” ish-trajneri i Juves dhe Interit kujton: “Xhenaro Gatuzo është trajneri tek i cili shoh më shumë ngjashmëri me veten. Kur e përmendin të gjithë, kujtojmë grintën apo forcën e tij, por Gatuzo është nga ata që i bën ekipet e tij të luajnë mirë. Më pëlqen shumë edhe për mënyrën se si e menaxhon skuadrën”.

PIRLO – Nga një mesfushor te tjetri, Lipi komenton edhe emërimin e Pirlos në stolin e Juventusit. “Andrean e përkufizon më së miri fjala ‘talent’. E ka pasur gjithmonë dhe do ta ketë edhe në karrierën si trajner sepse ka ide moderne, por sidomos një cilësi shumë të rëndësishme për një ekip si Juvja. Pirlo është mjeshtër i komunikimit, sidomos me lojtarët e nivelit të lartë sepse i tillë ka qenë edhe vetë si futbollist”. Duke u thelluar në pozicionin e Pirlos si trajner, Lipi vijon shpjegimin e tij duke thënë: “Pirlo është si Zidani, me francezin që ka qenë lojtari më i fortë me të cilin ka punuar. Edhe Zizu ka aftësi komunikuese dhe di të futet në mendjen e lojt arëve të vet. Kjo është një cilësi thelbësore për çdo trajner sepse ndeshjet nuk fitohen duke bërë presion, por duke bindur lojtarët e mëdhenj t’i përkushtohen objektivave të ekipit”.

Lippi

FATI I TOTIT – Fati i Lipit kanë qenë i lidhur edhe me kampionë të tjerë, si Françesko Toti, ku për yllin e Romës italiani zbuloi: “Françesko u dëmtua në shkurt. Po e shihja ndeshjen dhe në 4:30 të mëngjesit u nisa drejt Romës. Në orën 9:00 isha pranë tij, teksa pritej të operohej. Ishte shumë i trishtuar sepse ishte i bindur se do të mungonte në Botëror, por unë i thashë se do ta merrja me vete gjithsesi. Kjo e karikoi shumë dhe të gjithë e pamë se çfarë ndodhi. Kjo është një tjetër mënyrë për të forcuar një grup me ambicie”.

ZAMBRO-JTËS – Gjatë fjalës së tij, Lipi tregoi edhe metamorfozën ndaj të cilës transformoi një mesfushor krahu si Xhanluka Zambrota në një mbrojtës të majtë të pashoq. “Te Juvja kisha Zambron e Kamoranezin dhe u thashë që njëri do të ishte mbrojtës krahu. Xhanluka pranoi dhe nga ajo ditë u stërvit çdo pasdite me nga 300 krosime me këmbën e majtë”. Në fund nuk mund të mungonte edhe një sqarim mbi një episod ende të pakonfirmuar që lidhet me disa futbollistë italianë që në 2006-ën u treguan të ndenjurat spiunëve gjermanë që kishin ardhur për t’i parë në stërvitje. Lipi nuk pohon.

gattuso_lippi_548

DERBI I MILANOS – Kjo fundjavë do të dhurojë një ndër sfidat më spektakolare të Italisë, Europës dhe botës, derbin e “Madoninës” mes Interit dhe Milanit, për të cilin ishtrajneri zikaltër nuk kërkon të bëjë një parashikim, por nuk ngurron të bëjë panoramën e takimit dhe të premisave të të dyja skuadrave sivjet.

“Konte është njeriu i duhur për të krijuar një skuadër fituese. Këtë verë, ai e kompletoi Interin me futbollistë rezervë ekspertë, të kompletuar dhe në lartësinë e titullarëve. Prandaj, vë bast se Interi sivjet do të luftojë deri në fund si për titullin, ashtu sikurse edhe për Championsin, së bashku me Juven dhe Atalantën. Ndërsa Milani është një ekip për katërshen e parë. Sivjet, ndryshe nga sezonet e kaluara, shoh një mentalitet të saktë, pozitiv për t’u rikthyer në Champions dhe kjo është ajo që mungonte”.

Related posts

Zuber bën gjithçka mirë, Zvicra vendos baraspeshën (VIDEO)

Sadik.Autor

PAS CHOUPO-MOTING DHE KIMMICH/ Një tjetër titullar “Bavarez” infektohet me COVID-19, humbet klasiken ndaj Dortmund

Delo.autor

SFIDA NDAJ “BARDHEBLUVE”/ Klubi i Skënderbeut nxjerrë në shitje biletat, ja çmimet për ndeshjen

Delo.autor

Leave a Comment