Futboll Premier League Sport

NGA “MARADONNY” NË REZERVË/ Soslkajer zbut çështjen: Nuk ke nevojë të luash tre ndeshjet e para…

Donny van de Beek nuk është rastësi për Ole Gunnar Solskjaer dhe trajneri norvegjez tha dje në një konferencë shtypi se holandezi do të tregojë vlerat e tij me kalimin e kohës.

Megjithatë, mërzia e djaloshit që u transferua me entuziazëm të madh në Angli duke lënë shtëpinë e tij, Ajax, mbetet e madhe.

“Nuk ke nevojë të luash tre ndeshjet e para si titullar me Manchester United për të provuar se je një lojtar i shkëlqyeshëm”.

Pra, “do të jetë shumë i rëndësishëm për ne, do ta shihni”.

Solskjaer decision offers hope to Donny van de Beek

Por fjalët janë tretur, për momentin edhe milionat, por ka kohë për të vlerësuar investimet. “Maradonny” ishte një nga lojtarët më të dëshiruar në Evropë këtë verë.

Nga Barcelona, nëse do të kishte një buxhet të mirë këtë merkato. Nga Real Madrid, nëse  nuk do të kishte vendosur të harronte fushatat e tregut faraonike.

Më pak nga italianët, sepse në këto shifra Juventus mori Matthijs de Ligt nga Ajax një vit më parë…

Një gol, shumë stol! Deri më tani Van de Beek ka shënuar një gol kundër Crystal Palace në Premier League në kolapsin 3-1. Pastaj ai luajti në fakt vetëm një ndeshje të plotë, në fitoren 3-0 në Brighton.

Vetëm në stol në ndeshjen e fundit kundër Chelsea, tre minuta kundër PSG dhe një çerek ore kundër Neëcastle. Patrice Evra akuzoi United. “Nuk nevojitet ai, por askush nuk thotë”.

Sidoqoftë, Solskjaer, dje, në një konferencë për shtyp tha se nuk mendonte kështu. Sot ai mund të mohojë të gjithë. Ose bjerë dakord me Evrën.

Related posts

Nuk ndalen tifozët e Lazio-s, tjetër surprizë Kloop-it për eliminimin e Romës (FOTO)

Sadik.Autor

“DRIDHET” MILANI/ Lideri i mesfushës kuqezi drejt Barcelonës

Delo.autor

LIVERPOOL-BARCELONA/ Origi shtang “Katalanasit”, ja goli avantazhit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment