Futboll Sport

NGA REAL MADRID TEK MANCHESTER CITY/ Ja klubet që shpenzojnë më shumë në Europë…

Observatori i Futbollit CIES ka prezantuar studimin e tij vjetor mbi shpenzimet e klubeve kryesore europiane për transferime. Raporti, i cili është publikuar në numrin 308 të “Weekly Post”, e vendos Manchester City si klubin që ka shpenzuar më shumë për ta përforcuar skuadrën e tij. “Qytetarët” e drejtuar nga Pep Guardiola janë të vetmit që kanë tejkaluar 1 miliard euro për transferta, duke arritur 1.036 milionë euro në merkato (hyrje). Këtë verë, pa shkuar më tej, Guardiola ka shpenzuar 163 milionë euro për nënshkrime.

Operacionet përfshijnë 68 milionë euro për Ruben Dias, 45.3 milionë euro për Nathan Aké dhe 23 milionë euro për Ferran Torres. Vendin e dytë në renditjen e CIES e zë PSG. Ekipi parizien, në pronësi të sheikëve nga Katari, ka shpenzuar 888 milionë euro në merkato, duke blerë Neymar Jr dhe Kilian Mbappe. Me ta, sezonin e kaluar, PSG arriti në finalen e Ligës së Kampionëve.

Podiumi mbyllet nga një ekip tjetër anglez, siç është Manchester United. “Djajtë e Kuq” kanë investuar 844 milionë euro për skuadrën aktuale. Skuadra e parë spanjolle shfaqet në vendin e katërt dhe nuk është askush tjetër përveç Barcelonës. Katalanasit kanë shpenzuar 836 milionë euro për krijimin e një grupi lojtarësh, që shoqërojnë Leo Messin. Shpenzuesi i madh i verës së këtij viti, Chelsea, zë vendin e gjashtë me 763 milionë euro të investuara në përforcime. Real Madridi, kampioni aktual i La Liga-s, është klubi i shtatë në Europë, që ka shpenzuar më shumë për afrime lojtarësh, 708 milionë euro.

Në këtë kuptim, raporti jep të dhëna shumë kurioze, të tilla si: vetëm pesë klube, që nuk luajnë në Premier League, janë në mesin e 12 klubeve që shpenzojnë më shumë (Barcelona, ​​Real Madrid, Juventus, Atlético Madrid dhe PSG). Është gjithashtu e habitshme që kampioni aktual europian, Bayern Munich, pozicionohet në vendin e 16-të, me një shpenzim prej “vetëm” 408 milionë euro.

Related posts

KAOS TEK “KUQEZINJTË”/ Ish-drejtori i Milanit përkrah Boban: Mbrojti emrin e tij dhe jo kolltukun

Delo.autor

REALI “qan” RONALDON/ 4 shtylla dhe 24 raste të humbura nga madrilenët

Isa.Autor

KAOS TOTAL/ PLASI SHERRI Pogba-Lukaku në mes të fushës ndaj Valencias

Isa.Autor

Leave a Comment