Futboll Kategoria Superiore Sport

“ILIR DAJA MUND TË JETË TRANJER I PARTIZANIT”/ Olsi Rama: Do ulem dhe do flas me Demin për…

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, pas humbjes në Korçë tregoi arsyet e kësaj disfate, si dhe ia la derën hapur trajnerit Ilir Daja dhe ndonjë lojtari.

“Jam i mërzitur nga paraqitja që bëri ekipi ynë në këtë takim. Nuk ishim me kokën te ndeshja dhe u pa në fushë që nuk treguam asgjë. Duket se e kishim mbyllur kampionatin që pas ndeshjes me Vllazninë dhe kjo nuk është mirë që ndodh kështu. Për sa i përket të ardhmes së klubit dhe ndryshimeve që do të bëhen në ekip, do të flasim më vonë, pasi të jemi më të qetë.
Unë i uroj suksese trajnerit Ilir Daja për sezonin e ardhshëm sikundër i uroj suksese dhe Skënderbeut pasi e mbajti garën të gjallë deri në ndeshjen e fundit më shumë sesa Partizani, pasi, siç e thashë, djemtë tanë e kishin mbyllur sezonin para një jave, por për një ekip si Partizani çdo ndeshje duhet vlerësuar maksimalisht.

Daja trajneri i ri? Daja nuk është trajneri i Partizanit, por është trajner i Skënderbeut. I duhet të festojë arritjen e vendit të katërt me ekipin e tij dhe i uroj suksese vitin e ardhshëm. Kur them suksese, do të thotë suksese në jetën e vet, në karrierën e vet dhe kudo që të jetë. Mundet të jetë edhe Partizani e ardhmja e tij.ILIR DAJA

Mund të jetë Partizani për shumë lojtarë të tjerë, mund të jetë Partizani trampolinë për shumë lojtarë që kanë dëshirë ta provojnë sezonin tjetër dhe t’i japin sukseset që meritojnë skuadrës dhe klubit. Nuk e dimë nëse do të ketë lojtarë nga Skënderbeu, pasi ekipi ndërtohet në bazë të modulit të ardhshëm, në bazë të kërkesave të trajnerit të ardhshëm dhe asaj që duam të ndërtojmë. Unë do të ulem me presidentin Demi dhe do të flasim për sezonin e ardhshëm si për impenjimin financiar ashtu edhe për objektivat që do t’i caktojmë vetes”, u shpreh Olsi Rama pas ndeshjes.

Related posts

NEYMAR NË TELASHE/ Ylli brazilian rrezikon të penalizohet rëndë pas grushtit ndaj kundërshtarit

Delo.autor

LIVE/ Lal Liga: Mbyllet ndeshja Granada-Real Madrid. Rezultati 1-4

Delo.autor

PRONONCOHET ISH-PRESIDENTI I INTERIT MORATTI/ Mendoj se është një prej skuadrave më të forta të historisë

Isa.Autor

Leave a Comment