Futboll La Liga Sport

NJË PIKË NË DY NDESHJE/ Real Madrid nis të bëjë llogaritë për të kaluar grupet e Champions League

Goli i Kasemiros nxori nga një situatë shumë e keqe Realin e Madridit dhe tani madrilenët duhet të bëjnë llogaritë për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve. Duhet të luhen edhe 4 ndeshje në grupe dhe Reali mund t’ia dalë me 10 pikë të tjerë nga 12 të mundshme.

Edhe me tri fitore mund të kualifikohet, por do të varet nga rezultatet e tjera në grup. Një humbje në Gjermani do të kishte zbehur shanset e Realit për kualifikim dhe për t’u kualifikuar do të duheshin fitore në 4 ndeshjet e mbetura. Reali do të presë Interin dhe Gladbahun në Valdebebas, por si udhëtues duhet të shkojë në Itali për të luajtur me zikaltrit dhe në Kiev.

Related posts

KËRKON TITULLIN/ Vettel optimist për garën e Rusisë: Makina jonë funksionon kudo

Isa.Autor

MILAN MBYLL SEZONIN ME PROTESTA TË FORTA/ Kërkohet rikthimi i Maldinit! Ultrasit e ‘djallit’: Drejtues, largohuni!

F.autor

E dashura e Pogba-s ndjek Francën në stadium, çifti drejt martesës (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment