Futboll Ligue 1 Sport

NUK DINË TË NDALEN KAMPIONËT FRANCEZ/ PSG merr fitoren e shtatë radhazi, askush si Mbappe në Ligue 1

PSG nuk di të ndalet në Ligue 1.

Pavarësisht mungesave të shumta në ekipit, me Neymar-in që ka qenë i fundit që i është shtuar listës, skuadra e Tuchel ka fituar 3-0 në transfertë kundër Nantes.

Protagonisti absolut i ndeshjes ka qenë Kylian Mbappe, autor i golit të dytë dhe asistit për golin e parë të shënuar nga Herrera. Sulmuesi i kampionëve të Francës është lojtari i parë që është përfshirë në realizimin e 11 golave në këtë sezon të Ligue 1: 7 gola, 4 asiste.

Goli i tretë i PSG-së është realizuar nga Sarabia.

Ka shkëlqyer për miqtë edhe Keylor Navas, i cili ka pritur një penallti në minutën e 69-të, kur rezultati ishte 2-0.

Parisi kryeson renditjen me 21 pikë, ndërsa Nantes është në vendin e 15-të me 8 pikë.

Related posts

PLUMBA NË ROMË/ Plagoset rëndë sportisti italian, dyshohet se…

Delo.autor

ITALI-ANGLI/ Situata del jashtë kontrollit, kaos total në Londër përpara finales së “EURO 2020” (VIDEO)

Delo.autor

PROBLEME NË TENDINË/ Milani në ankth për titullarin e padiskutueshëm

F.autor

Leave a Comment