Futboll La Liga Sport

KRIZË NË KAMPIONAT/ Barcelona barazon sërish, 4 ndeshje pa fitore në La Liga

Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen kundër Alavesit në transfertë. Ekipi katalanas nuk njeh fitore prej 4 ndeshjesh në La Liga duke qenë në një krizë rezultatesh, pasi ka marrë 2 barazime dhe 2 humbje.

Ndeshja nuk nisi mirë për katalanasit që pësuan gol në minutën e 31′. Mbrojtja gaboi rëndë duke i dhënë mundësinë Riojas të shënojë golin e 1-0. Neto gaboi duke mos larguar topin direkt dhe sulmuesi i rrëmbeu sferën portierit duke e ndëshkuar.

Messi humbi toruan në fundin e pjesës së parë, duke gjuajtur topin në drejtim të gjyqtarit. Kryesori e toleroi duke i dhënë vetëm karton të verdhë. Pjesa e dytë solli ndryshime te Barcelona, pasi arritën të barazonin rezultatin me Antonie Griezmann. Sulmuesi shfrytëzoi një hutim në mbrojtjen kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-1. Alavesi luajti me një lojtar më pak për 30 minuta, por sërish katalanasit nuk arritën të fitonin.

Related posts

SHËNOI DY GOLA/ E gjithë bota po tallet me atë çfarë i ndodhi Ibrahimovicit (VIDEO)

F.autor

Mancini: Balotelli kapiten? E përcakton rregullorja!

Sadik.Autor

I JASHZAKONSHËM NË KINË/ Driblim poshtë këmbëve dhe goditje perfekte, shikoni super golin e Hulkut (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment