Futboll Seria A Sport

“NUK ËSHTË E VËRTETË QË NAPOLI S’DONTE TË UDHËTONTE NË TORINO”/ Avokati i klubit: Humbja 3-0 në tavolinë

Avokati i Napolit Matia Grasani vazhdon të këmbëngulë se dënimi i Gjykatës Sportive Italiane me humbje 3-0 në tavolinë të ndeshjes me Juventusit është i gabuar dhe i pabazuar dhe zbritjen e një pikë nga klasifikimi.

Në një prononcim për “Radio Kiss Kiss”, përfaqësuesi ligjor i klubit napolitan shtoi se nuk është e vërtetë që skuadra nuk dëshironte të udhëtonte në 4 tetor për të luajtur kundër kampionëve në fuqi të Italisë.

“Do ta konsideroja vendimin e Gjykatës Sportive Italiane si të gabuar, të pabazuar dhe me rëndësi për të kaluar në shkallën e dytë të gjyqësorit. Duhet të qartësojmë kohën. Të premten në mbrëmje, Napoli paraqiti deklaratën e ankimimit duke kërkuar që të ketë akses në dokumentet zyrtare që në pjesën më të madhe janë të shoqëruar me dokumentacionin tonë. Pasi lexova vendimin, mendova se nuk ishte e vërtetë, se nuk ka një sistem gjyqësor serioz për të sjellë vendimet e duhura.

Të thuash që Napoli nuk ishte i qartë rreth ndalimit të udhëtimit në orën 14:13 të ditës së shtunë dhe pas një ore udhëtimi nuk mund të organizohej, kjo është e gabuar. Gjyqtari Mastrandrea nuk mund të na tregojë se Napolit nuk i interesonte nisej drejt Torinos, sepse dokumentat flasin ndryshe. Për më tepër, nëse masat do të ishin lehtësuese për t’u nisur, Napoli mund të organizonte udhëtimin me avion dhe do të mund të mbërrinte 2-3 orë para ndeshjes. Karantina duhet të zbatohet në çdo rast udhëtimi, madje dhe kur zbret poshtë shkallëve, dhe jo më të udhëtosh 1600 km duke patur kontakt me shumë objekte. Besoj se në shkallën e dytë të gjykimit do të anulohet vendimi paraprak në dëm të Napolit”, deklaroi avokati i Napolit Matia Grasani.

Related posts

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Milani rikthehet të kërkojë “fiksimin” e vjetër, “kuqezinjtë” kontakte me sulmuesin…

Delo.autor

“CHAMPIONS-I ËSHTË NJË TURNE I VËSHTIRË”/ Romagnoli: Matematika na mban në lojë, uroj të festojmë kundër Interit

Delo.autor

ARRIHET AKORDI/ Mungon vetëm zyrtarizmi, mesfushori Pelegrini rinovon me skuadrën e Serisë A…

Delo.autor

Leave a Comment