Futboll Seria A Sport

PARAKALON ISH-PORTIERIN PALJUKA/ Kapiteni Handanovic: Ja çfarë nuk shkoi në derbi

Samir Handanoviç për pak mund të kishte shpëtuar mbrëmjen interiste. Me ndërhyrjen në derbi te goditja nga 11 metrat e Zlatan Ibrahimoviçit, pavarësisht se nuk mundi t’ia mohonte suedezit të godiste në rrjetë topin pas bllokimit, kapiteni zikaltër është ngjitur në kuotën 25 penallti të pritura në Serinë A, duke u bërë kështu pritësi më i mirë nga pika e bardhë i historisë së kampionatit italian.

Nga viti 2005 deri më sot, slloveni ka arritur të neutralizojë 25 goditje nga 11 metrat në 481 ndeshje dhe ka lënë në vendin e dytë të klasifikimit Xhanluka Paljukën (24 penallti të pritura në 592 ndeshje).

TË SHOHIM PËRPARA – Një humbje pjesërisht e pamerituar, që ka lënë pa dyshim hidhërim dhe zhgënjim në ambientet e Interit, pavarësisht të gjitha alibive të rastit, por që nuk shpëton në tërësi paraqitjen e skuadrës së Antonio Kontes. Një koment për mikrofonat e “Inter TV” lidhur me rezultatin e shëmtuar të marrë kundër kuqezinjve e ka dhënë Handanoviç:

“Unë nuk flas për mungesë fati, kemi pasur shumë raste, ndoshta nevojitej pak agresivitet më shumë, – është shprehur portieri slloven për mikrofonat e mediave italiane në përfundim të 90 minutave. – Për fat të keq, për ne ndeshja shkoi ashtu siç nuk duhet të shkonte, por tani duhet të kthejmë faqe dhe të mendojmë për sfidën e së mërkurës. Jemi të inatosur, por nuk duhet të shikojmë prapa. Duhet të tregohemi të zotë dhe të mos e mendojmë më atë episod.

Çfarë aspektesh pozitive kemi marrë? Pozitive është gjithçka që kemi arritur të bëjmë në këto ndeshje: të krijojmë shumë, të kemi një qëndrim sulmues. Ndërsa aspektet negative që nuk duhet të kujtojmë janë mungesa e ekuilibrit dhe golat e pësuar. Duhet të jemi më të zotë në krijimin e ekuilibrit dhe t’u lejojmë më pak shanse kundërshtarëve. Nuk krijuan më shumë se ne këtë herë, megjithatë morën më shumë nga ndeshja. Duhet të përmirësohemi”.

Related posts

Milan-Inter / Derbi rekord, 728 milionë spektatorë dhe miliona euro fitim

Q.Autor

BARCELONA NIS STËRVITJEN PA YJET/ Trajneri Koeman ndodhej në Holandë! Klubi ka frikë nga…

Delo.autor

DËMTIMI NË CHAMPIONS LEAGUE/ Gjimshiti humbet dy ndeshjet e Shqipërisë në Nations League, Sylvinho nuk do të thërrasë lojtar tjetër

F.autor

Leave a Comment