Sport Tennis

“NUK GABOI ASGJE TAKTIKISHT”/ Habit Djokovic: Ai është i “çmendur”, më asfaltoi pa asnjë problem

Novak Djokovic doli kokëulur nga ndeshja finale e Roland Garros, ku u mund 3-0 (6-0, 6-2, 7-5) nga spanjolli Rafael Nadal. Ky i fundit e ka fituar 13 herë këtë turne, duke qenë një përbindësh i fushave me dhè. Djokovic nuk pati asnjë shans të rivalizojë apo fitojë këtë finale.

“Nuk kam se çfarë të them. Nadal më asfaltoi fare në fushë, më shpartalloi në çdo drejtim. Ishte i pakapshëm në fushë. U habita shumë nga mënyra se si u paraqit në fushë dhe si e përballoi këtë finale. Nuk gaboi asgjë taktikisht”, tha Djokovic.

“Mund të them se ajo që ai ka bërë në këtë turne, në këtë sipërfaqe, është një çmenduri, e jashtëzakonshme, e papërsëritshme. Ka konfirmuar se është më i miri. Në finale më mundi një lojtar i përkryer, nuk ka shpjegim tjetër për këtë rezultat”, tha Djokovic.

Related posts

MBYLLET TELENOVELA/ REALI merr portierin e CHELSEA, KROATI huazohet në Londër

Isa.Autor

DERBI SHQIPTARËSH DHE NË SERI A/ Lajme të mira për Panuçin

Isa.Autor

SIMEONE I JEP “SHOW” LIVERPOOL/ Shikoni me çfarë pasioni e përjeton argjentinasi sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment