Futboll Sport

“NUK JAM PROFESORI I TIJ”/ Bielsa i kthen komplimentet Guardiolës: Krijoi skuadrën më të mirë në histori

Pep Guardiola e quan trajnerin më të mirë në botë, Marselo Bielsa i rikthen komplimentet përpara duelit të tyre të shtunën në “Elland Road”.

Ata janë përballur disa herë në La Liga, ndërsa argjentinasi ishte në stolin e Bilbaos dhe katalanasi në pankinën e Barcelonës. “Unë nuk ndihem si profesori i Guardiolës. Ka prova që nuk është kështu. Nëse ka një trajner të pavarur në idetë e tij, ai është pikërisht Guardiola.

Skuadrat e tij luajnë si asnjë ekip tjetër. Ka shumë fantazi. Nuk njoh shumë trajnerë të tjerë që do ta meritonin këtë lloj vlerësimi. Njerëzit mendojnë se skuadra e tij e Barcelonës ishte një nga ekipet më të mira të historisë së futbollit”, tha tekniku i Lidsit.

Related posts

Barcelona ofron 100 milionë për yllin e Bayernit

Q.Autor

Siguria në Botëror/ Rusët instalojnë 2000 kamerat inteligjente

Sadik.Autor

HUMBJA SHOKUESE E BARCELONËS ME PËRMBYSJE/ Zidane: Nuk lumturohem për disfatat e rivalëve

Delo.autor

Leave a Comment