Futboll Sport

STUDIMI/ Bayern edhe një herë favorit, Inter më shumë shanse se Juventus

Edicioni i ri i Ligës së Kampioneve mund të thuhet se nisi pasditen e djeshme me hedhjen e shortit në Gjenevë, ku të gjitha skuadrat mësuan kundërshtarët përkatës për fazën e grupeve. Menjëherë edhe kompanitë e statistikave kanë nisur të kryejnë studimet e tyre për favoritët që parashikohet të fitojnë trofeun këtë sezon.

Agjencia “FiveThirtyEight” ka stiluar njëkohësisht me zbulimin e goglave një listë të kandidatëve të mundshëm për suksesin final, në bazë të një indeksi. Në krye të tabelës qëndron Bajerni i Mynihut, që shikohet edhe një herë si pretendenti kryesor për triumfin pasi ngriti trofeun sezonin e kaluar.

FAVORITET

E ndjekin menjëherë nga pas Mançester Siti i sheikëve dhe Liverpuli (pavarësisht se u eliminua vjet në 1/8-at). Surprizë përbën fakti që Interi, që vitin e kaluar doli në fazën e grupeve, ndodhet mbi Juventusin që me Ronaldon synon gjithmonë fundin e kompeticionit.

Related posts

ALKOOL DHE VAJZA/ Futbollistët e Premierligës “shthuren” në Ibiza (FOTOT)

Delo.autor

LË PAS “JASHTËTOKËSORIN”/ Benzema nderohet me çmimin nga La Liga (FOTO)

Delo.autor

THUR ELOZHE PËR TË DY KOMBËTARET/ Lahm: Anglia dhe Italia janë dy fitueset e Europianit, ju shpjegoj pse

Delo.autor

Leave a Comment