Futboll Shqipëri Sport

“NUK NDRYSHOJMË LOJËN”/ De Biasi flet në stadiumin e Tiranës: Ndeshja me Malin e Zi duhej të përfundonte ndryshe

Trajneri i Azerbajxhanit Xhani De Biazi rikthehet sërish në Shqipëri, por tani në detyrën e teknikut. Ish-strategu i kombëtares sonë foli për mediat në “Selman Stërmasi” për takimin e nesërm që ekipi azer do të zhvillojë me Qipron për takimin e katërt të Ligës së Kombeve.

63-vjeçari italian këmbënguli se sistemi i lojës ndaj qipriotëve nuk do të ndryshojë pavarësisht humbjes së fundit me Malin e Zi.
Azerbajxhani stervitje ne Selman Stermasi
Ekipi kombëtar i Azerbajxhanit zhvilloi seancën stërvitore në stadiumin e Tiranës “Selman Stërmasi”, ndërsa takimi me Qipron e luan nesër në orën 20:00.

“Ndeshja –
 Do të tentojmë një rezultat pozitiv nesër. Bëmë gabime me Malin e Zi dhe pësuam gola. Sfida mund të kishte përfunduar ndryshe. Do të përpiqemi të ndryshojmë atmosferën nesër.

Mungesat – Maksim Medveded dhe Bedavi Hyseinov nuk do të luajnë nesër me Qipron. Tamkin Kalilzade me shumë mundësi do të jetë në stol. Ali Gurbani nuk është në gjendje të mirë. Hyseinovi do të zëvendësohet me Elvin Badalov dhe Medvedev me Azer Salahlin.

Sistemi i lojës me Qipron – Sistemi jonë i lojës nuk do të ndryshojë plotësisht. Do të qëndrojë ai sistem në ndeshjen me Malin e Zi. Taktikat ndryshojnë në varësi të kundërshtarit. Duhet të përgatitemi për ndryshimet gjatë ndeshjes”, deklaroi trajneri i Azerbajxhanit Xhani De Biazi.

Related posts

“JAM SHUMË KRENAR PËR DJEMTË E MI”/ Klopp: Nuk do të dorëzohemi deri në momentin e fundit

Delo.autor

FITORE E MERITUAR/ Gjimshiti protagonist, Atalanta mposht dhe zhyt në krizë Juventusin

Delo.autor

Lojtarë që i shmangen ligjit/ Deputeti BRAÇE “kapet” me FSHF-në: Nuk kam marrë…

Isa.Autor

Leave a Comment