Futboll Ligue 1 Sport

SHPREHET PËR DY YJET E EKIPIT/ Buffon: Ata do të fitojnë 5 “Topat e Artë” të ardhshëm, kanë një…

“Ata të dy janë një nga arsyet që më bindën të zgjidhja PSG-në”. Këto kanë qenë fjalët e Gianluigi Buffon, portieri i Parisit dhe ish-numri një i Juventus, për Neymar dhe Mbappe.

I ftuar në emisionin e Eurosport, “Les Boghoss”, italiani ka folur për eksperiencën e tij në Francë dhe është ndalur te dy talentet e klubit francez.

Buffon nuk ka dyshime në lidhje me  shokët e tij të ekipit: “Kylian e njohim të gjithë. Është 19 vjeç dhe ka të gjithë të ardhmen përpara vetes. Gjithçka varet nga ai”.

Në lidhje me më të madhin në  moshë, Neymar-in, ai ka thënë: “Ka një klas dhe një talent që nuk e kisha parë kurrë. Flas shpesh me të dhe i them, ‘Dreq, je 26 vjeç dhe duhet ta kishe fituar Topin e Artë deri tani. Nuk duhet të ndalesh vetëm sepse janë Messi dhe Ronaldo. Je po aq i fortë sa ata. Në 5 vitet e ardhshme duhet të fitosh 3. Tre për ty dhe dy për Kylian'”.

Related posts

E FUNDIT/ Dembele nuk zë mend, thyen urdhrin dhe nervozon Koeman

Delo.autor

PLASIN MEMET PËR “TOPIN E ARTË”/ RONALDO ia PLAS TË QARËS, MODRIC falenderon INTERISTAT dhe…(FOTO)

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Porto mposht Milan-in falë Diaz, Liverpool mposht Atletico-n me përmbysje

Delo.autor

Leave a Comment