Futboll Shqipëri Sport

NDRYSHIME TEK KOMBËTARJA/ Vrioni i bashkohet ekipit përfaqësues. Rikthehet tek Shpresat sulmuesi…

Vazhdojnë ndryshimet në Kombëtare, për sa i përket lojtarëve për dy ndeshjet e muajit tetor, atë ndaj Kazakistanit më 11 dhe ndaj Lituanisë më 14 të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Siç njoftoi edhe “Panorama Sport”, Thomas Strakosha, Myrto Uzuni dhe Jon Merinaj nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjet e radhës, për shkak dëmtimesh. Gjithashtu me kuqezinjtë bashkohet Etrit Berisha dhe Xhakomo Vrioni. Ndërkohë që bëhet e ditur, se sulmuesi Emiljano Bullari do të rikthehet të skuadra e Shpresave.

Njoftimi i FSHF:

Lista e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e Nations League në transfertë ndaj Kazakistanit më 11 tetor dhe Lituanisë më 14 tetor do të pësojë sërish ndryshime për shkak të dëmtimeve.

Thomas Strakosha, Myrto Uzuni dhe Jon Mersinaj, për shkak dëmtimi, pas konsultave me stafin mjeksor të kuqezinjve, nuk do të jenë të gatshëm për dy sfidat e radhës.

Që nga dita e djeshme me ekipin po stërvitet edhe Etrit Berisha, i cili mundi të sigurojë lejen për të qenë pjesë e kuqezinjve, ndërsa sot në mesditë me ekipin përfaqësues është bashkuar edhe sulmuesi i Juventusit, Giacomo Vrioni.

Sa i përket sulmuesit të kombëtares U-21, Emiljano Bullari, do të kthehet sërish tek skuadra e Shpresave.

Related posts

ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë transferon ish-sulmuesin e Partizanit…

Delo.autor

PROJEKTOHET INTER I MADH/ Zikaltrit nisin kontaktet me sulmuesin e Chelsea

Isa.Autor

PAS BLERJES SË DIAZ/ 4 marrëveshjet e reja që mund të arrijë Real Madridi këtë javë

Delo.autor

Leave a Comment