Futboll Ndeshjet Live Sport

PAMJE THUMBUESE E KLUBIT TË TIRANËS PËR STARTIN/ Por nuk u tregon tifozëve se ku do presin Kukësin… (VIDEO)

Menjëherë pas vendimit që kampionati të fillojë ditën e mërkurë më 4 nëntor, klubni i Tiranës ka postuar një video  në “Facebook”, ku shfaq përpara tifozëve golat e bardhebluve në derbin e sezonit të kaluar ndaj Partizanit. Një video thumbuese kjo, për rivalët e kryeqytetit, teksa njoftohet se kampionati fillon të mërkurën e 4 nëntorit.

Megjithatë të shqetësuar, tifozët kanë komentuar duke ironizuar se ku do të luajnë bardhblutë ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Kukësit, për shkak se “Selman Stërmasi” është i mbyllur, ndërsa në “Air Albania” do të luajë Kombëtarja pak ditrë më pas. Tifozët me të drejtës, pyesin se ku do të luhen ndeshjet e Superiores, por klubi nuk i ka kthyer një përgjigje.

Edhe pse është pasur koha e mjaftueshme për të ndërhyrë në stadiume, është fakt se sot skuadrat e kryeqytetit nuk mund të luajnë dot në “Air Albania”, “Selman Stërmasi” dhe gjithashtu “Elbasan Arena”. Me fushën e “Air Albania”-s u gabua që në fillim dhe FSHF ka menduar që pasi Kombëtarja të luajë aty dy ndeshjet e nëntorit (15 dhe 18), të ndërrojë menjëherë tapetin.

Me “Air Albania” si “mollë e ndaluar” për klubet këtë vit, hall më vete edhe është “Selman Stërmasi”. Tirana u kujtua këto ditë të rimbillte barin dhe tani ky proces kërkon të paktën një muaj kohë derisa fusha të jetë gati. E njëjta gjë me “Elbasan Arenën”, ku bari është rimbjellë, por FSHF nuk do të lejojë klubet të luajnë, pasi më 11 nëntor do të zhvillohet Shqipëri-Kosovë. Një kaos i vërtetë, për më tepër tani që  do të nisë futbolli.

VIDEO

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Futbolli shqiptar del nga karantina. Kampionati rinis në 3 qershor

Delo.autor

Juventus humbet mesfushorin, mediat italiane e bëjnë fakt të kryer kalimin e boshnjakut te…

Sadik.Autor

Gol në minutat e fundit/ RONALDO “çmend” tifozët e JUVENTUSIT (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment