Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI VIJON PËRGATITJET STËRVITORE/ Por sulmuesi i të kuqve “mbyllet” në palestër

Partizani ka zhvilluar dje dy seanca stërvitore, ku paradite lojtarët kanë marrë ngarkesë në sallë force, ndërsa pasdite kanë zbritur në fushën e kompleksit “Pepa” në Elbasan.

Theofilus Solomon ka zhvilluar dje vetëm seancën e mbyllur në palestër, ndërsa pasdite stafi e ka lënë pushim nigerianin, në mënyrë që të mos mbingarkohej.

Për drejtuesit e kuq nuk bëhet fjalë për ndonjë shqetësim, kështu që sulmuesi shikohet gati për ekipin në rast se në fundjavë do të vendoset që të luhet java e parë e sezonit të ri, ku sipas kalendarit janë në transfertë ndaj Kastriotit.

Related posts

Gafa trashanike e gjyqtarit Myrtja, shikoni çfarë penalltie i ka mohuar Lushnjës (VIDEO)

Sadik.Autor

Ja çfarë page i ofron Manchester United mbrojtësit të Juves

Q.Autor

VODHI ORËN E SHOKUT TË SKUADRËS/ Klubi francez bën shembull talentin e ekipit

Delo.autor

Leave a Comment