Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Pas rezultateve negative, ish-trajneri i Milan-it shkarkohet nga klubi i Serisë A…

Tashmë është zyrtare. Marko Xhampaolo nuk do të jetë më në stolin e Torinos. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi “granata” nëpërmjet një komunikate për shtyp të publikuar në faqet zyrtare në rrjetet sociale.

53-vjeçari është liruar nga detyra, për shkak të rezultateve negative. Shkarkimi erdhi pas barazimit 0-0 në shtëpi ndaj Specias. Edhe pse skuadra kundërshtare luajti me 10 lojtarë për shumë minuta, Torino nuk arriti të triumfonte.

Skuadra ku aktivizohet mbrojtësi i Kosovës, Vojvoda, gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 18 ndeshje, ku ka grumbulluar vetëm 13 pikë dhe gjendet në zonën e rrezikshme, duke mbajtur pozitën e 18-të.

Related posts

Statistikat “qesharake” të MESSIT dhe RONALDOS në Botëror

Isa.Autor

Ndodh edhe kjo/ Deputeti i PDK-së shikon ndeshjet e Botërorit në Kuvend (FOTO)

Isa.Autor

MALA gjunjëzon KUKËSIN/ PARTIZANI rimerr kreun dhe ëndërron TITTULLIN

Isa.Autor

Leave a Comment