Futboll Gossip Sport

PENGOI TRANSFERIMIN/ Gruaja e futbollistit argjentinas sulmon “Djajtë” e Manchester United

Gruaja e portierit të Mançester Junajtid, Serxho Romeros, akuzoi klubin se nuk e lejoi argjentinasin të largohej. Romero tashmë renditet i treti në hierarkinë e portierëve të “Djajve”, pas rikthimit në klub të Hendersonit, ndërsa numri 1 është De Gea.

Për të interesohej Evertoni, që kërkonte ta transferonte në formë huazimi, ndërsa Junajtid kërkonte transferim prej 10 milionë paundësh, duke bërë që gjithçka të dështonte. Në ditën e fundit të merkatos, bashkëshortja e 33-vjeçarit, Eliana, shkruante në “Instagram” se ai meritonte të trajtohej me më shumë respekt për kontributin gjithë këto vite në klub:

923f330c-a8dd-4569-a020-b408155fab8a

“Serxho Romero ka punuar shumë fort për këtë klub. Trofeun e fundit që ata ngritën, e ngritën me të. Ai e ndihmoi skuadrën të arrinte në 4 finale/gjysmëfinale dhe më pas u la në stol, duke i humbur të gjitha. Është koha për ta që t’ia kthejnë mbrapsht dhe ta lënë të largohet. Respekt, njëherë të vetme!!!!”

Related posts

Pritjet mbinjerëzore të 5 portierëve, që ju lënë pa frymë (VIDEO)

Q.Autor

DY SFIDAT MIQËSORE TË QERSHORIT/ Trajneri Reja ftesë në Kombëtare portierit të skuadrës së…

Delo.autor

Bayern ka një arsye të fortë pse beson te përmbysja e madhe në Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment