Futboll Seria A Sport

PIOLI VLERËSON MBROJTËSIN KUMBULLA/ Trajneri: Milani surprizë? Po flej gjumë rehat

Trajneri Stefano Pioli ka folur para ndeshjes kundër Romës. Sfida që do të luhet ditën e hënë prej orës 20:45 në “San Siro”, është mjaft e rëndësishme, madje mund të konsiderohet si një finale e parakohshme për edicionin e ardhshëm.

Roma – “Çdo lojë është e rëndësishme, kemi filluar mirë dhe duhet të vazhdojmë. Përballemi me një kundërshtar të fortë që ka fituar 5 në 6 ndeshjet e fundit jashtë fushe. Një kundërshtar që duket si Milani, konfirmoi një trajner i cili bëri mirë në vitin e tij të parë në Itali, shtuan lojtarë të rinj të fortë si Kumbulla dhe kanë marrë një lojtar të rëndësishëm si Pedro. Një ekip ambicioz, por edhe ne jemi, do të jetë një ndeshje e hapur”.

Dzeko – Ibra – “Nëse mendojmë për ndeshjen e qershorit, karakteristikat ndryshojnë, Ibra dhe Rebic kanë karakteristika të ndryshme. Zlatan na jep shumë zgjidhje, si Ibra ashtu edhe Dzeko janë dy sulmues regjizorë. Do të duhet të përpiqemi të kufizojmë furnizimet për Dzeko”.

Rotacioni – “Ishte e rëndësishme për të rritur konkurrencën dhe për të marrë lojtarë të rinj dhe të fortë. Pronësia tregoi zotësi në afrimin e lojtarëve që po rrisin nivelin, të gjithë e dinë se duke bërë më mirë se partneri i tyre ata do të kenë mundësinë të zgjidhen. Pesë ndryshime na japin kaq shumë mundësi, asnjëherë si tani nuk mund të ndryshosh ndeshje. Është e rëndësishme kush e merr fushën që nga fillimi por edhe kush hyn gjatë saj”.

Calhanoglu – “Le të themi që në këtë fillim ishim shumë të mirë duke mbuluar mungesa të rëndësishme si Ibra, Romagnoli, Calhanoglu. Ishte e rëndësishme të kishim më shumë titullarë në dispozicion. Calhanoglu dhe Rebic janë më mirë. Rebic nuk do të jetë nesër, do ta kontrollojmë ditët e ardhshme. Hakan ka ende dy seanca stërvitore por nesër do të jetë e vështirë të luajë”.

Milani si surprizë? – “Nuk më intereson diçka e tillë. Nuk më prishin gjumin fjalë të tilla. Unë tashmë fle pak (qesh) Është e drejtë që të gjithë mund të mendojnë ashtu siç e shohin të arsyeshme. Jam i bindur që e jona është rruga e duhur dhe jam i vetëdijshëm se ka situata që duhet të përmirësohemi për të arritur nivele të caktuara. Mentaliteti ynë duhet të jetë ky, të mendojmë se çdo lojë është më e rëndësishmja. Ne do të nxjerrim shumat në fund dhe do të shohim se kush kishte të drejtë”.

Related posts

“ITALIA I PËRSHTATET STILIT TIM”/ Lukaku: Karrierën do ta mbyll aty ku kam dashuri ende

Delo.autor

KA EDHE KËSHTU/ Një gol i tij kushton 8 milionë euro, ja pse Martial lihet në stol

Isa.Autor

PEREZ zbulon të vërtetën/ INTERI donte ta merrte MODRIC në mënyrë ABSURDE

Isa.Autor

Leave a Comment