Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA E BUJSHME NGA SPANJA/ Ronaldo bllokoi transferimin e “Pleshtit” në Torino, ja arsyeja…

Në ditët kur Leo Messi po mendonte seriozisht për tu larguar nga Barcelona, në skenë doli Juventus, me drejtuesit e klubit bardhezi që po shqyrtonin mundësinë për të realizuar një tjetër goditje të madhe. Këtë prapaskenë të bujshme e zbulon “diraiogol.com” e cila zbardh dhe detaje se si “Zonja e Vjetër” kishte menduar të vinte në jetë një transferim të tillë.

Messi

Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle: Juventus ishte i gatshëm ti ofronte Barcelonës shërbimet e Dybala, De Ligt dhe Alex Sandro për të arritur te “pleshti”. Pavarësisht se ky duket si një skenar jo realisht, “diariogol.com” insiston. Në fund ai që prishi këtë tratative ishte C.Ronaldo i cili vendosi veton duke dalë kundër një transferimi të tillë. Në kushtet ku duhet të zgjidhnin, drejtuesit e Juves hoqën dorë nga kjo ide duke i besuar sërish yllit portugez.

Related posts

STATISTIKAT/ Pogba fenomenal, ylli francez vendos rekord historik në Premier League

Delo.autor

MOYES S’E DO AS NË STOL/ Broja përfundon në tribunë! Chelsea do të mirëpresë të padëshiruarin

F.autor

ZBULON PRAPASKENËN ME YLLIN E REAL MADRID/ Pique: E binda të vinte tek Barcelona, por…

Delo.autor

Leave a Comment