Futboll Sport

NDESHJA NDAJ RUSISË/ Lukaku “thumbon”: Jam më i fortë se Ibrahimovic, çdo ditë të javës duhet të…

Jemi gati për të thënë fjalën tonë në këtë Europian. Ndonëse edhe në vitin 2016 kishte shumë pritshmëri ndaj nesh, në fund nuk bëmë një figurë të bukur, pasi Italia, edhe pse ishte në letër më pak e fortë se ne, na mundi me eksperiencë, me fanellë, disa gjëra që ne duhet të tregojmë që i kemi në këtë Europian dhe jam i bindur që do ta nisim mjaft mirë”. Ishte kjo batuta e parë e Romelu Lukakut, në pritje të debutimit në “Euro 2020”, mbrëmjen e sotme ndaj Rusisë, ndonëse në një intervistë të dhënë për televizionin belg, sulmuesi i Interit nuk kursehet që të tregojë edhe disa nga siguritë, por edhe veset e tij jashtë fushe, duke nisur nga konfirmimi për të qëndruar tek Interi, e për të vazhduar më pas me krahasimin Maradona-Drogba dhe sidomos pa thumbuar sërish Zlatan Ibrahimoviçin, pas përplasjes fizike në kupë.

FLET LUKAKU

Në zgjedhjet e tjera, shoku i ngushtë i Drogbasë fitoi mbi Maradonën (“Unë e pashë atë dhe ai më bëri të ëndërroj”), ndeshja kundër SHBA-së në Kupën e Botës, ku fitoi kundër Japonisë (“Me të vërtetë qesharake, më pëlqen stadiumi edhe më shumë në Brazil”), Tupak mposht Notorius B.I.G (“Tekstet e tij më lanë më shumë përshtypje”), Kobe Bryant fiton mbi LeBron Xhejm, duke u kthyer tek Anderleht në vend që të mos kthehet kurrë më (“Për të kompletuar rrethin, do të ndodhë”). Dhe FIFA është më mirë se një film (“Jam lodhur nga ata filma për fëmijë… për momentin luaj shumë FIFA. Për ca kohë luaja ‘Call of Duty’, por u zemërova…”) dhe mbi të gjitha Lukaku më mirë se Ibrahimoviç: “Çdo ditë të javës, duhet ta duash veten”, përfundon ai duke qeshur.

FLET MARTINEZ

Ndërkohë, trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, është i përqendruar totalisht të ndeshja hapëse, ku fillimisht konfirmoi (siç pritej) mungesat e mesfushorëve Kevin de Bryjne dhe Aksel Vitsel. “Pajtohem që ndeshja e parë është shpesh më e vështira në një turne të madh. Duhet të futesh në garë si mendërisht, ashtu edhe fizikisht”. Kështu deklaroi trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Rusisë, e vlefshme për fazën e grupeve të “Euro 2020”. “Ndaj Rusisë do të jetë një provë e vërtetë, sepse e njohim shumë mirë këtë ekip – vazhdoi ai – por edhe ata gjithashtu do ta dinë përmendësh dhe do të kenë mbështetjen e tifozëve të tyre”, deklaroi trajneri Martinez. Belgjika merr pjesë në Grupin B me Rusinë, Danimarkën dhe Finlandën. Belgët shikohen si favoritët për venin e parë në grup.

Related posts

THELLOHET KRIZA TEK BARÇA/ Nis “lufta e ftohtë” mes MESSIT dhe PIQUE, shkak bëhet…

Isa.Autor

TË GJITHË FLASIN PËR SHKARKIM/ Ish-portieri i Real Madrid i del në mbrojtje: Zidane është më i miri…

Delo.autor

“EL CLASICO”/ Prania e Ronaldos në Bernabeu, ja çfarë thotë Sergio Ramos

F.autor

Leave a Comment