Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA/ Pakt politik për protokollin, Juventus-Napoli me 90 % do riluhet. Të kaltrit do dënohen me…

Vendimi i gjykatësit sportiv italian, lidhur me ndeshjen që nuk u zhvillua të dielën në mbrëmje, si rrjedhojë e mosprezantimit të klubit të kaltër në “Allianz Stadium”, duhej të vinte të martën. Por institucioni përgjegjës vendosi të marrë kohë, për të vlerësuar më thellësisht faktet dhe kërkesën e ASL-së (Agjencisë Sanitare Lokale) së Kampanias që detyruan Napolin të mos paraqitej në fushë ndaj Juventusit. Me sa duket, siç pasqyron e përditshmja “TuttoSport”, gjykatësi sportiv ka shtyrë vendimin (që sipas rregullores i jep Juventusit fitoren 3-0 në tavolinë), për një arsye më shumë politike sesa sportive, e detyruar kjo edhe nga periudha e pandemisë.

Ndonëse sporti nuk duhet të ketë lidhje me politikën, duke qenë se për të vazhduar së luajturi është përpiluar dhe duhet zbatuar një protokoll i qartë higjiene, i firmosur për më shumë nga vetë qeveria italiane, tymnaja që ngriti çështja Juventus-Napoli kërkon një pakt politik për të shpëtuar sidomos protokollin e ndeshjeve, i cili është i shenjtë në këtë periudhë për futbollin, për zhvillimin dhe mbylljen e kampionateve, pasi kjo është mënyra e vetme që të shmangen gropa të frikshme prej qindra miliona eurosh, të cilat do të çonin në falimentin e jo pak klubeve.

Në të njëjtën kohë, pakti politik mbi argumentin Juventus-Napoli është i nevojshëm për të mbrojtur imazhin e ASL-ve në Itali dhe vendimmarrjen e tyre, ndonëse këto janë në varësi të CTS-ve (Këshilli Teknik Shkencor i Shëndetësisë), i cili ka dhënë aprovimin e tij për protokollin sportiv.

Prandaj, nëse nga pikëpamja sportive ASL-të nuk kanë të drejtë që të stopojnë një ndeshje futbolli, si në rastin e Napolit, është qeveria që i kërkon një nder sportiv për të mbrojtur institucionet e shëndetësisë, duke parë që pandemia vazhdon dhe pas një periudhe disi të qetë, rastet në Itali kanë nisur që të shtohen ndjeshëm. Prandaj, me 90 për qind, Juventus-Napoli do të riluhet, me shumë mundësi më 13 janar 2021, e cila është data e vetme e lirë për rikuperimin e këtij takimi.

NAPOLI JUVE

Kjo do të thotë se Juventusit nuk do t’i zyrtarizohen 3 pikët në tavolinë, siç nënvizon rregullorja e Federatës Italiane, por siç urdhëron gjithashtu edhe Protokolli FIFA dhe UEFA. Por në të njëjtën kohë, Napoli, sipas paktit politik qeveri-federatë, do të penalizohet dhe do të pranojë vendimin për t’u dënuar me 1 pikë në renditje, pasi nuk zbatoi protokollin sportiv, pavarësisht urdhrit të ASLsë së Kampanias, të cilat pa dyshim që nuk do të kenë më peshë në futboll, për të përsëritur një tjetër rast si ky që ndodhi me skuadrën e Elseid Hysajt me shokë.

Related posts

Nuk iu ofrua bluza e RONALDOS/ Asensio zbulon numrin e preferuar

Isa.Autor

Pas shkarkimit të Starovës, ja kush e zëvendëson te Partizani

Q.Autor

TRUPI MUSKULOZ I RONALDOS “TRONDIT” RRJETIN/ FOTO e fundit merr miliona LIKE nga ndjekësit

Delo.autor

Leave a Comment