Futboll Shqipëri Sport

FITORE ME GOLEADË/ Shpresat “shkërmoqin” Apoloninë në miqësore

Shpresat e Alban Bushit bindin në miqësoren ndaj Apolonisë të zhvilluar në “Elbasan Arena”, duke fituar me rezultatin e thellë 6 me 1. Kuqezinjtë e vegjël shënojnë dy herë me Tucin dhe nga një gol me Muçin, Qamilin, Xhixhën dhe Bullarin. Ndërsa për fierakët ishte Haxhiu ai që shënoi golin e nderit. Një sfidë që i shërbeu teknikut kuqezi për të parë nga afër edhe disa nga afrimet e reja, ku u dha mundësinë të gjithëve me aktivizimin nga një pjesë loje.

Tuci goli

NDESHJA – Kuqezinjtë e vegjël e nisin mjaft mirë sfidën, duke kërkuar golin që në start dhe ia arrijnë qëllimit. Tuci fiton një penallti në minutën e tretë dhe nga pika e bardhë godet po vetë, duke mos gabuar. Pa festuar mirë golin, është Muçolli që për pak dyfishon shifrat, por sferën e ndal shtylla. Apolonia mundohet me Gjatën, por fierakët bëjnë shumë pak për të shkuar tek goli. Në të 32-ën do të vinte edhe goli i dytë për të besuarit e Bushit, të cilët dyfishojnë me anë të Muçit, i cili kalibron si duhet të djathtën nga rreth 20 metra.

Apolonia Shpresa

Katër minuta ma pas Bajrami jep një asist për Tucin në zonë, i cili nuk e ka të vështirë ta ndalë në rrjetë. Kuqezinjtë dominojnë, por Haxhiu shënon menjëherë golin e shpresës për fierakët brenda zonës, teksa goditja fillestare e Gjatës u grushtua nga portieri. Mbyllet fraksioni i parë i lojës me rezultatin 3 me 1 për Shqipërinë U-21, e cila e dominon këtë pjesë loje. Bushi ndryshon ekipin në të dytën, por vijon e njëjta histori, me dy raste flagrante për të tijtë, por goditjet e Qamilit dhe Bullarit grushtohen nga portieri fierak.

Por në të 52-ën Qamili nuk do gabonte në zonë dhe do i dërgojë shifrat në 4 me 1. Sakaq, rastet e fierakëve neutralizohen nga portieri Laroshi, i cili shfaq siguri në katërkëndësh. Sakaq, Mataj në të majtë nuk lejon inkursionet e ekipit fierak. Ritmi i lojës bie disi, kjo edhe për shkak të rezultatit të thellë. Megjithatë, ka kohë edhe për një gol tjetër për Shpresat, teksa goditja e Xhixhës në kufijtë e zonës së rreptësisë ndalet në rrjetë, duke i dërguar shifrat në 5 me 1. Nuk mbaron me kaq, sepse shifrat 6 me 1 i vulos Bullari.

Related posts

UKRAINË-FRANCË/ Starton dyshja e sulmit Martial-Griezmann, ja vendimi për Mbappe… (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Gjeste të pahijshme në stadium/ Ja sa e paguan FIFA Maradonën për çdo ndeshje

Isa.Autor

”NUK KEMI NEVOJË PËR LETRA DHE SHKRIME”/ Reja: Sot fola me Dukën

Delo.autor

Leave a Comment