Futboll La Liga Sport

PREU DAMARËT TEK INTERI/ Historia e talentit suedez bëhet film

Një histori futbolli përtej futbollit. Një histori jete, rritjeje, botësh të vështira dhe dorëzimesh të dhimbshme. Nesër në Romë do jetë premiera e filmit “Tigers”, i drejtuar nga suedezi Roni Sandhal i frymëzuar nga libri autobiografik i Martin Bengtson “në hijet e San Siros”.

Një histori e vërtetë, që tregon për një talent të lindur në Suedi, i kërkuar nga Ajaksi dhe Reali i Madridit por i blerë nga Interi në 2004-ën. Nuk ka një fund të bukur, megjithatë. Martin, 17 vjeç, nuk do arrijë ta mbajë presionin e qytetit të ri dhe do të reagojë në mënyrën më të keqe të mundshme duke prerë damarët.

Edhe në lajmin e raportuar nga “La Gazzetta dello Sport” nuk është kërkuar të thuhet shumë, edhe për respekt të filmit që meriton të shikohet. Megjithatë, problemi i presionit dhe depresionit më futboll ekziston dhe Bengtson është vetëm një shembull.

Martin do të marrë pjesë edhe në një event të organizuar po nesër, së bashku me regjisorin Sandhal dhe Daniele Adanin, ish-mbrojtësin e Interit, pjesë e skuadrës zikaltër në ato vite kur Bengtson ishte pjesë e U-19.

Related posts

“Don Balon” zbulon ofertën e Real Madridit për Lewandowskit

Sadik.Autor

Objektivi ‘Champions’, 5 ndeshjet e ardhshme përcaktojnë sezonin e Interit

Q.Autor

NGA MAKINAT LUKSOZE TEK CR7/ Rrëfen Myrto Uzuni: Gati për një kampionat të madh…

Delo.autor

Leave a Comment