Futboll Seria A Sport

RASTE ME KORONAVIRUS NË SKUADËR/ Klubi i Serisë A vendos ta luajë ndeshjen e kampionatit me të rinjtë

Xhenoa është skuadra më e prekur nga Koronavirusi në Serinë A, teksa deri tani kanë rezultuar pozitivë plot 17 lojtarë.

Skuadra ndodhet thuajse e gjitha në karantinë dhe ka mundësi që ndeshja e ardhshme në kampionat të luhet me ekipin e të rinjve. Këtë ka thënë edhe drejtori sportiv i klubit italian, Daniele Faciano i cili në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se në ndeshjen ndaj Helas Veronës në kampionat Xhenoa mund të zbresë në fushë me ekipin e të rinjve.

“Në do të luajmë ndaj Veronës me ekipin e të rinjve. Shëndeti i lojtarëve nuk është i mbrojtur. Për të shpëtuar kampionatin duhet të mblidheshim dhe të izoloheshim të gjithë në një vend, siç ndodhi në NBA. Por kjo duhet të kishte ndodhur më parë.”, u shpreh Faciano.

Xhenoa ka në program ndeshjen ndaj Veronës me 19 tetor, në të cilët pritet të zbresin në fushë me ekipin e të rinjve. Kujtojmë se ndeshja me Torinon u shty për shkak të numrit të madh të infektimeve në skuadrën xhenoveze.

Related posts

PIKE I SURPRIZAVE/ Pasi u fol se do të bëhet sërish baba, lojtari drejt hapit të rëndësishëm me…

F.autor

Juventus-Real, ja cfarë ka ndryshuar në krahasim me finalen e Kardifit?

Sadik.Autor

Ibrahimovic thumbon Beckhamin: Të shohim ç’do të thotë pasi Suedia të fitojë…

Isa.Autor

Leave a Comment