Futboll Shqipëri Sport

REJA HAP DYERT PËR TË RINJTË/ Ja mosha mesatare e Shqipërisë pas grumbullimit të fundit

Edi Reja deklaroi se Shqipëria po projektohet për “Euro 2024”. E teksa Europiani i radhës shihet si synim parësor, trajneri i përfaqësueses prej kohësh po afron elementë të rinj në ekip. Kombëtarja në këtë grumbullim, me lojtarët që janë të pranishëm (Vrioni pritet që të vijë sot), ka një moshë mesatare në vetëm 24 vjeç. Nëse bëhet një ndarje mes reparteve, shihet që porta mban aktualisht më “të vjetrit”, nga prania e Alban Hoxhës dhe Etrit Berishës, ndërkohë që reparti më i ri është ai i sulmit.
reja
PORTA – Së fundmi, porta është bërë reparti më i mbipopulluar. Me mbërritjen e Berishës dje, nën urdhrat e Bozhiqit kanë qenë edhe Alban Hoxha, Gentjan Selmani dhe Marko Molla. Portieri i Lacios, Thomas Strakosha, është lënë pushim dhe po ndiqet me kujdes nga stafi mjekësor. Këta të pestë kanë moshën mesatare 25.6 vjeç.
kUMBULLA56

MBROJTJA – Ramen Çepele, vetëm 17 vjeç, është më i riu dhe për të thënë që më të vjetrit janë Dermaku, Trashi e Memolla me nga 28 vjeç, atëherë kuptohet qartë që bëhet fjalë për një repart shumë të ri në moshë, teksa mesatarja e tyre është 24.1.
Cekici
MESFUSHA – Është një nga repartet ku shumë prej lojtarëve të tij mund të quheshin lehtësisht sulmues, siç janë Çekiçi dhe Uzuni apo edhe Seferi. Megjithatë, në këtë listë, me mungesën e Gjasulës, Selahit dhe Ramadanit, mosha mesatare është 24.8, ku Abrashi 30-vjeçar është më i vjetri dhe Çokaj 21-vjeçar është më i vogli.

Armando Broja
SULMI – Reparti më i ri i Kombëtares, i cili do të duhet të udhëheqë ekipin drejt rezultateve pozitive. Bullari i afruar nga Shpresat, vetëm 19 vjeç, është më i riu dhe Taulant Seferi e Rei Manaj janë më të mëdhenjtë me nga vetëm 23 vite. Në total, këta lojtarë në grumbullim formojnë grup të rinuar me moshë mesatare vetëm 24 vite.

KOMBETARJA

Related posts

“ÇMENDURIA” NË MERKATO/ PSG i ofron “Zonjës së Vjetër” për Dybala shifrën prej…

Delo.autor

NIS STËRVITJEN E PARË ME PSG/ Icardi “prezantohet” kështu tek klubi i ri (VIDEO)

Delo.autor

E RRALLË/ Futbollisti milioner, që ka “shokuar” internetin: Pa jahte dhe luks, pushime “me bukë me vete”

F.autor

Leave a Comment