Futboll Shqipëri Sport

“REJA NUK KA BESIM TEK LOJTARËT E TIJ”/ Rudi Vata: Shqipëria duhej të kishte grumbulluar 9 pikë

Ish-kapiteni i Shqipërisë Rudi Vata kritikoi trajnerin e Shqipërisë Edi Rejan pas barazimit 0-0 ndaj Kazakistanit.Në një lidhje direkte me “Rubrikën Sportive” të “RTSH Sport”, ish-futbollisti shkodran u shpreh se Reja bëri pak zëvendësime sot ndaj ekipit kazak sepse ka pak besim te lojtarët që ka në dispozicion. Pas 3 ndeshjeve të Ligës së Kombeve, Shqipëria duhej të kishte grumbulluar 9 pikë sipas Vatës.

“Duhet të kishim 9 pikë. Ekipe si Kazakistani duhet t’i dominojmë. Kur dëgjuat trajnerin e Kazakistanit tha se Shqipëra bën ca ndeshje të mira, por s’ka vazhdimësi. D.m.th. ata erdhën me mendjen për të na mundur. Edhe gjendja fizike nuk është optimale. Duhet të kishim 9 pikë. Edhe Broja ato raste i krijoi prej aftësive individuale. Nuk ishte i lumtur me shërbimin, e lanë vetëm, Kallaku u lodh pas minutës së 65-të. I ra kreativiteti.Sot u humbën dy pikë të rëndësishme. Përderisa nuk bën shumë zëvendësime do të thotë që Reja nuk besim te lojtarët që ka në dispozicion. E ka mendjen te një grup lojtarësh. Mund të mendohet se do shkojmë aty ku duam me një grup futbollistësh. Nuk e shoh me optimizëm, nuk ndryshon kursin e lojës. Nuk ka entuziazëm, as stoli, as stafi. Tramexani ka qenë i rëndësishëm për De Biazin. Nuk ekziston një lidhje kimike mes tyre. Është përgjegjësi e madhe për Kallakun, Brojën dhe lojtarët e tjerë të rinj që luajnë në ndeshje direkte. Sytë tek janë tek ata. Kanë talent, por kanë pak eksperiencë. Të shikojmë për ndeshjen tjetër”,deklaroi Vata.

Related posts

POLEMIKAT PËR LARGIMIN NGA KUKËSI/ Gjoka i revoltuar: Nuk jemi një vorbull që vlon…

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Çmenduritë japoneze me 1824 dronë në qiell, spektakël në Lojërat Olimpike (VIDEO)

Delo.autor

U RIKTHYE ME FITORE NDAJ SEVILLAS/ Ja 5 ndeshjet e ardhëshme të “Los Blancos”

Delo.autor

Leave a Comment