Futboll Shqipëri Sport

“ZHVILLUAM NJË NDESHJE SHUMË TË MIRË”/ Mesfushori Kallaku: Parabola e Brojës duhet të ishte shënuar

Sherif Kallaku debutoi si titullar me fanellën e Kombëtares. Mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit, foli pas ndeshjes ndaj Kazakistanit duke u shprehur:

“Ndjej keqardhje. Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Duhet të shfrytëzonim rastet dhe të ishim më të qetë. Fati nuk ishte me ne. Parabola e Brojës duhet të ishte shënuar. Duhet të shikojmë ndeshjen e ardhshme, kjo ndeshje iku tani. Kemi pronuar të luajmë edhe me 3-4-1-2.

Mendoj që duke parë vështirësitë që kishim me ambientimin e skemës së re, vendosi ta kthente në 3-5-2. Vendosi që unë dhe Bare të ishim në qendër majtas dhe djathtas. Nuk kisha lirshmërinë time siç duhej. U mundova të përshtatesha dhe të luaja thjeshtë për të qenë sa më i saktë. Mendoj që jemi përshtatur shumë mirë, duhet të rregullojmë aksionet para portës, ajo na mungoi.

Në ndeshjet e ardhshme do të kem gjuajtje më të mira. Ishte çështje sekondi dhe vendosa ta gjuaja shpejt, duhet të finalizoja më mirë”, u shpreh Kallaku për “Supersport”.

Related posts

PARTIZANI-TIRANA/ Daja me “11 klasikët”, Shehi ka dilema në sulm. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

MANOVRAT E PILOTIT/ Zbardhen detajet, pronari i helikopteri nuk kishte çertifikatë për…

F.autor

VAN DIJK SUPRIZON TIFOZIN E LIVERPOOL/ I shkon atij te puna dhe e merr në qendrën stërvitore (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment