Futboll Premier League Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Chelsea shkëlqen në Premier, Ziyech dhe Werner me shifra të frikshme

Chelsea ka mundur 3-0 në transfertë Burnley-n dhe është kthyer te fitorja në Premier League pas dy barazime radhazi të marra në dy javët e mëparshme.

Ndeshja e javës së shtatë të kampionatit anglez është zhbllokuar nga Ziyech në minutën e 26-të. Ish-lojtari i Ajax-it është bërë futbollisti i parë që shënon në dy ndeshjet e para si titullar të luajtura në të gjitha kompeticionet me Chelsea-n pas Diego Costa-s në gushtin e 2014-ës.

Goli i dytë i londinezëve ka ardhur në minutën e 63-të dhe është shënuar nga Kurt Zouma, i cili ka shënuar tre gola në gjashtë ndeshje të luajtura në këtë sezon të Premier League, ecuria e tij më e mirë në kampionat.

Goli i tretë dhe i fundit i ndeshjes është realizuar nga Timo Werner në minutën e 70-të. Që nga fillimi i sezonit të kaluar, vetëm Robert Lewandowski (37) ka shënuar më shumë gola duke përjashtuar penalltitë në pesë kampionatet kryesore të Europës se Werner (28).

Related posts

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Inter përgatit një super goditje me kosto zero, ja plani i Marottas

Delo.autor

Piatek zbulon objektivin: Të shohim nëse do ta realizoj

Delo.autor

Magani te Trepça ’89, objektiv mbrojtja e titullit kampion

Q.Autor

Leave a Comment