Futboll Sport

ATMOSFERË FESTIVE/ Tre “TË FTOHTËT” mungojnë në darkën e yjeve të Real Madridit

Të gjithë lojtarët e Real Madrid, me përjashtim të Gareth Bale, Toni Kroos dhe Keylor Navas, kanë festuar me një darkë jo formale ecurinë pozitive në tre ndeshjet e fundit.

Në krye të tavolinës ka qenë kapiteni Sergio Ramos, që ka udhëhequr grupin, ndërsa kësaj atmosfere iu bashkua edhe blerja më e re, Brahim Diaz. Një mbrëmje e tillë që tregon unitetin e grupit nuk ndodhte që prej shumë kohësh, më saktë që nga koha kur Zinedine Zidane drejtonte “Los Blancos”.

Mësohet se Bale dhe Kroos i kanë braktisur edhe më parë darka të tilla me grupin duke mos u bërë pjesë e afrimitetit të skuadrës. Ndërsa mungesa e Navas nuk dihet për çfarë arsye mund të jetë.

Skuadra duket e bashkuar para ndeshjes së kthimit për Copa Del Rey kundër Gironas, teksa në La Liga i pret sfida kundër Alaves për të ngushtuar hendekun prej 10 pikësh që kanë me Barcelonën.

View this post on Instagram

Family time!! #BiBotopppp #DG

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos) on

Related posts

ÇMENDURI/ Theu karantinën dhe shkoi të pinte birra, legjendën angleze e lë bashkëshortja

Delo.autor

Sulmuesin e PARTIZANIT s’e tremb konkurrenca, Shkurtaj një hap larg: Uroj të bëjë…

Isa.Autor

“Thesari” i Milan, e bleu 1500 euro… tani vlen 40 milionë!!!

Q.Autor

Leave a Comment