Futboll Seria A Sport

“RREZIKOHET MBYLLJA E SERIE A”/ Në Itali ngrihet alarmi për të ardhmen e kampionatit

Ministri i Sportit në Itali, Viçenco Spadafora, është shprehur se kampionati në Itali do të vazhdojë të luhet, por nuk është e sigurt nëse do i shkohet deri në fund. Gjithashtu më tej ai shprehet se Federata duhet të ketë edhe një plan B ose C, në mënyrë që të përballen me çdo situatë të mundshme për të ardhmen.

“Kampionët e mëdhenj e ndjejnë veten mbi gjithçka. Kur Ronaldo i largua nga Italia për të shkuar në Portugali, ia theu protokollin dhe ky është një fakt që nuk do shumë diskutime. Nuk është e rastësishme që një dosje u hap nga Prokuroria për këtë që bëri sulmuesi.

Futbolli është një industri shumë e rëndësishme, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të respektojë rregullat. Mund të mbyllet kampionati me sukses? Mund të luhet, por nuk e di nëse do e mbyllim me sukses. Është një situatë ndryshe, Seria A gjithashtu duhet të ketë edhe një plan B apo C për të ardhmen.  Të premten ne do të publikojmë një protokoll akoma më të rreptë për aktivitetet sportive, në veçanti për distancimin fizik dhe përdorimin e maskës.”, u shpreh Spadafora.

Related posts

VAZHDON TË SHKRUAJË HISTORINË/ Nadal nuk njeh limite, triumfon për herë të 12-të

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-NEWCASTLE/ Solskjaer kërkon fitoren në këtb ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Mohimi i presidentit: “Real Madrid nuk do të paguajë këtë shumë për Neymar

Sadik.Autor

Leave a Comment