Futboll Sport

I PLOTËSOHET DËSHIRA INZAGHIT/ Interi bëhet me “krahë”, detajet e transferimit

Tajon Buchanan ka zbarkuar në Milano për t’i kryer testet mjekësore me Interin. Lojtari kanadez vjen te zikaltërit si një transferim i përhershëm nga Club Brugge. Sa i takon shifrave, besohet se bëhet fjalë për një akord për 7 milion € + 3 milion € shtesë.

Sipas asaj që shkruhet, mbrojtësi anësor do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare e gjysmë në Stadio Meazza këtë pasdite.

Buchanan nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e radhës në Serie A kundër Hellas Verona pasi do të kthehet në Belgjikë për të plotësuar disa dokumente të nevojshme për të përfunduar transferimin e tij në Itali. Ardhja e tij te Interi ishte dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Inzaghi.

Related posts

​MAKINA E PRODHIMIT TË PARAVE/ Përfitimet marramendëse të Dortmundit nga shitja e goleadorëve

Delo.autor

ANGLIA “TURPËRON” SERBINË/ “Tre Luanët” shkëlqejnë me 5 gola

F.autor

YLLI SUAREZ I BËN NDER BARCELONËS/ Sulmuesi i Atleticos mbush arkën e “Katalanasve”. Ja sa para mund të përfitojë klubi…

Delo.autor

Leave a Comment