Futboll Premier League Sport

SFIDA NDAJ EVERTON/ Trajneri Klopp merr lajmin e rëndësishëm para sfidës

Liverpooli ka marrë një lajm shumë të mirë përpara ndeshjes kundër Evertonit. Trajneri Jurgen Klopp dhe djemtë e tij duhet të kthejnë faqe pas humbjes kundër Aston Villes me rezultatin 7-2. Blutë e Ancelottit janë klubi më në formë i kampionatit dhe “Redsat” duhet të fitojnë për t’u konfirmuar.

Fati i mirë është rikthimi në stërvitje i Sadio Manesë dhe Thiago Alcantaras. Të dy lojtarët ishin të prekur nga COVID-19 dhe fatmirësisht e kanë kaluar pa pasoja virusin.

Ata janë shfaqur në stërvitje sipas asaj që shkruan Mirror dhe do të jenë në përgatitjet para ndeshjes. Të dy lojtarët mund të luajnë nga minuta e parë. Evertoni nga krahu tjetër shpreson të vazhdojë me fitore ashtu siç ka bërë deri në këtë moment.

Related posts

Gattuso: Nuk jam unë problemi te Milani

Delo.autor

RASHFORD TITULLAR TEK MAN UNITEDI/ Solskjaer ul 82 milionë euro në stol…

Delo.autor

RREGULLORJA/ Vendi i tetë në Superiore dhe biletat për në Europë, ja çfarë duhet të dini

Delo.autor

Leave a Comment