Futboll Sport

“SHPËRTHEJNË” POLEMIKAT PËR HESHTJEN E “PLESHTIT”/ Pse Messi nuk ia uroi 60-vjetorin e lindjes Maradonës?

Më 30 tetor, Diego Armando Maradona mbushi 60 vjeç. Të gjithë kampionët, si dje ashtu edhe sot, e uruan “Pibe de Oro” me rastin e përvjetorit të veçantë. Edhe Cristiano Ronaldo kishte fjalë shumë të ëmbla ndaj argjentinasit, megjithë disa mosmarrëveshje në të kaluarën. Heshtja e Leo Messit bëri shumë zhurmë dhe ngre mjaft pikëpyetje.

Të paktën zyrtarisht, nuk ka asnjë “gjurmë” urimi të tij për Maradonën; as në rrjetet sociale (ku nuk ka ndarë ndonjë mesazh, ose regjistruar një video të shkurtër), as në rrugë të tjera. Heshtja e “Pleshtit” nuk ka kaluar pa u vënë re, veçanërisht në atdheun, ku “10” e Barcelonës është konsideruar gjithmonë trashëgimtari natyror i Diego. Një krahasim që përfundoi duke u bërë një peshë shumë e rëndë për t’u mbajtur, duke marrë parasysh zhgënjimet e hidhura me fanellën Albiceleste të 33-vjeçarit nga Rosario.

Heshtja e Messit bëri gjithnjë e më shumë zhurmë, sepse edhe Cristiano Ronaldo kishte fjalë lavdërimi të mëdha për “Dorën e Zotit”, përkundër disa “rrëshqitjeve” në të kaluarën për shkak të egocentrizmit të tepërt. CR7 e shpalli veten futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave, duke e vendosur veten mbi dikotominë midis argjentinasit dhe “perlës së zezë”, Pele. “Thuajini atij të mos bëjë shaka”, – ishte përgjigjja e ish-kampionit të Amerikës së Jugut. Sot gjërat kanë ndryshuar dhe në një intervistë për “France Football”, Ronaldo dëshmoi “paqen”: “Diego më bëri të ëndërroj. Ishte i pabesueshëm, e gjithë bota e di këtë”.

Atëherë, pse ka heshtur Messi? Në Argjentinë, tifozët u ndanë midis atyre që tregojnë se ata kurrë nuk kanë qenë shumë zemërgjerë me urime të tilla dhe të tjerëve që e konsiderojnë si dëshmi të mungesës së afeksionit për një rast të ngjashëm. Më 24 qershor, me rastin e 33 viteve të “Pulga”, Maradona e uroi atë në orën 23:59: “Bota të përshëndet, Leo Messi, qofsh shumë i lumtur”. Tashmë, heshtja e Messit për 60-vjetorin e Maradonës nxit thashethemet në lidhje me marrëdhëniet e tyre reale, sa të konsoliduara ishin që në vitin 2010, gjatë Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, në raportin trajner-lojtar.

Related posts

“REZULTAT I PUNËS SË PALODHUR DHE I PËRKUSHTIMIT”/ Presidenti i FIFA-s uron Teutën për titullin kampion. Ja letra…

Delo.autor

Reali eliminon Juventusin me një penallti në minutat shtesë (VIDEO)

Sadik.Autor

Evazioni fiskal “peshkon” edhe Xabi Alonson, rrezikon 8.5 vite burg

Q.Autor

Leave a Comment