Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Lazio mbetet në karantinë, Disa lojtarë janë ende pozitivë me COVID-19

Ka pozitivë, njoftoi Lazio në faqen e saj, përmes një njoftimi për shtyp. Prej ligjit të privatësisë, as kësaj here nuk janë zbuluar emrat e personave të prekur nga koronavirusi. Grupi i lojtarëve do të jetë në karantinë (për tërë javën, deri në ndeshjen me Juven), ndërsa pozitivët do të qëndrojnë në izolimin e shtëpisë. Inzaghi do ta stërvisë grupin në dispozicion në 2 pasdite.

Vetëm atëherë do të njihen lojtarët që mund të zbresin në fushë. Ndërkohë, tamponët e kryer dje do të përsëriten sot, me rezultatet që priten deri nesër në mëngjes. Cataldi doli të premten negativ. Dyshimet në lidhje me Ciro Immobile dhe Luis Alberto vazhdojnë, ndaj po i nënshtrohen një ndalese 10-ditore. Ja komunikata e Lazios për situatën para ndeshjes kundër Torinos:

“SS Lazio njofton se disa anëtarë të grupit të ekipit u testuan pozitivisht nga kontrollet e djeshme. Bazuar në këto rezultate, i gjithë ekipi do të përsërisë kontrollet sot në mënyrë që të identifikojë lojtarët që mund të përdoren në ndeshjen e nesërme midis Torinos dhe Lazio. Subjektet pozitive u vendosën në izolim në shtëpi, ndërsa ekipi do të jetë në kushte karantine, nën mbikëqyrje aktive nga stafi mjekësor”.

Related posts

KUPA E ITALISË/ Shans i artë për Piatek ndaj Spal, titullar përkrah Leaos

Delo.autor

ËSHTË I PASIONUAR PAS VIDEO-LOJËRAVE/ Neymar i çmendur pas “Counter Strike”, shpenzon 40 mijë euro për…

Delo.autor

RRËFEHET GATTUSO/ Nga Bonucci tek Mourinho, Leonardo e Mirabelli…

Isa.Autor

Leave a Comment