Futboll Kategoria Superiore Sport

SKËNDËRBEU NË LUFTË ME KOHËN/ FIFA mban në ankth korçarët

Skënderbeu duket se është në pritje për dritën jeshile nga FIFA në mënyrë që të zhbllokojë merkaton për sezonin 2020-2021. Korçarët kanë gati listën e afrimeve që do të çojnë për federim në Federatën Shqiptare të Futbollit, ndërsa brenda pak ditësh gjithçka do të marrë zgjidhje.
Burime të sigurta bëjnë me dije se me tre futbollistët, të cilët kishin çuar çështjen në FIFA për vonesë të detyrimeve, është gjetur akordi paraprak dhe gjithçka do të zgjidhet. Bëhet fjalë për Gledi Micin, Ali Soue dhe Kaba Sambou, që pretendojnë detyrime nga korçarët.

Të njëjtat burime flasin se zgjidhja do të bëhet me këste, ndërsa lirimi i merkatos për bardhekuqtë do të kryhet në momentin që korçarët bëjnë derdhjen e këstit të parë të secilit prej futbollistëve. Një gjë që pritet të ndodhë brenda afateve të përcaktuara. Koha nuk pret, pasi nesër mbyllet afati i federimeve në FSHF.

Related posts

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Portugali-Azerbajxhan. Rezultati 1-0

Delo.autor

I DHUROI BARAZIMIN GENOA-S/ Ish-sulmuesi i Partizanit: Do të ndërroja golin me një fitore

Delo.autor

SARRI ARRIN ME SUKSES “GODITJEN” E PARË/ Ja kur mbërrin blerja e bujshme në Torino

Delo.autor

Leave a Comment