Futboll Kategoria Superiore Sport

SUKSESI NË MIQËSOREN NDAJ TEUTËS/ Ilir Daja: Ekipi më bindi, por duhet të jemi gjithnjë kështu

Partizani ka zhvillu ar dje testin e parë sezonal me një kundërshtar të Superiores, ndaj Teutës të cilin e fituan 2-1. Trajneri Ilir Daja, në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” ka pohuar se ka mbetur i kënaqur nga skuadra dhe impenjimi që treguan ndaj durrsakëve ai e kërkon nga të tijtë në çdo ndeshje të kampionatit.

Nëse luajnë si dje, sipas Dajës, ekipi është në rrugën e duhur, pasi vetëm ashtu mund të përfaqësohet fanella e rëndë e Partizanit. Trajneri sqaroi se ekipi është thuajse i plotë dhe vetmja gjë që e shqetëson është mospasja e një date për fillimin e sezonit të ri.

Hera e parë që luani me një ekip të Superiores. Si e patë Partizanin pas dy muajsh stërvitjeje?

Sigurisht që nuk nisem nga rezultati, pasi ndeshjet miqësore nuk kanë qëllim kryesor shifrat, por ajo që më pëlqeu më shumë ishte se të gjithë djemtë ishin të motivuar maksimalisht. Kjo u pa nga lëvizshmëria, dëshira dhe dyluftimet, pavarësisht se terreni ishte me lagështirë. Pashë një ekip që vepronte mirë qoftë individualisht në raportet një kundër një, qoftë edhe në grup kishin dëshirë dhe sakrifikuan për të bërë një përballje të mirë, pasi ishte e para me një ekip të Superiores.

Teuta është një nga ekipet që ka bërë merkato të bujshme dhe konsiderohet pretendente. Pas këtij ballafaqimi mendoni se edhe Partizani mund të synojë titullin?

Nuk jam nga ata trajnerë që s’janë me këmbë në tokë. Ne kemi cilësi brenda ekipit, por kjo cilësi është e shpërndarë në raport jo të drejtë, sepse kemi shumë sulmues dhe pak mbrojtës. Mendoj se në çdo ndeshje për të përfaqësuar një fanellë të rëndë si kjo e Partizanit duhet të kemi të njëjtin motivim që patëm në këtë miqësore me Teutën. Sa i përgjigjet ekipi filozofisë së Dajës? Kemi filluar të ndryshojmë disa gjëra, pasi nuk kishim mundësi për të ndërhyrë në merkato. Kështu që kemi një marrëdhënie bilaterale, diku i përgjigjem unë ekipit me kontingjentin që kam, diku më përgjigjet ekipi mua. Gjithsesi, kemi shumë gjëra për të përmirësuar.

A ka diçka që të shqetëson te skuadra në prag të fillimit të kampionatit?

Ajo që na shqetëson është data se kur do të fillojë sezoni, megjithëse duhet gjetur gjuha e përbashkët mes faktorëve për të bërë më mirë për sportin, sepse sporti nuk është vetëm i komunitetit sportiv, por i një pjese të madhe që e ndjek me shumë dëshirë. Pastaj këto janë shembuj për breza të tjerë që të merren me sport se në fund fare sjell pozitivitet, jo vetëm për ata që merren me sport, por për të gjithë shqiptarët.

Përfundimisht keni vendosur se kush do ta bëjë ekranin në skuadër? Pak a shumë po shkojmë drejt konsolidimit të njëmbëdhjetëshes. Ajo që është më e rëndësishmja, nëse do të punojmë të gjithë në fazën e mbrojtjes do ta kemi më të lehtë për të gjetur ekranin. Nëse jo, do ta kemi shumë të vështirë, sado mirë që të luajë ekrani do të jetë një problem më vete.

Kur mendoni se do ta keni të plotë grupin?

Besoj se grupin e plotë e kam që këtë javë, pasi veç Malën kemi të diferencuar. Por nuk e rrezikuam, pasi mund të ishte i gatshëm të luante edhe sot (dje). Besoj se këtë fundjavë do ta kemi të gjithë ekipin në dispozicion.

Related posts

ARRITI FITOREN ME GOLEADË NDAJ PERUSË NË “COPA AMERICA”/ Trajneri i Brazilit: Do të bëhemi të frikshëm…

Delo.autor

Ndahet nga e dashura/ Lojtari skocez SHKATËRRON shtëpinë, ndërsa klubi… (VIDEO)

Isa.Autor

De Gea është objektivi kryesor i PSG-së.

Q.Autor

Leave a Comment