Futboll Seria A Sport

“NUK KEMI SHUMË KOHË PËR T’U PËRGATITUR PËR DERBIN”/ Conte: Moment i vështirë, do të ishte katastrofale nëse…

Në vigjilje të sfidës derbi ndaj Milanit e cila është e programuar të luhet nesër pasdite në orën 18:00, Antonio Konte ka folur t përpara gazetarëve në konferencën e zakonshme për shtyp.

Tekniku zikaltër është shfaqur me këmbë në tokë teksa deklaron se do të jepte gjithçka të kishte qoftë edhe një ditë për përgatitjen e kësaj supersfide por është e pamundur pasi kjo situatë është e vlefshme për të gjithë:

Vlera e këtij derbi- Ne kërkojmë të bëjmë mirë të gjitha ndeshjet që do të përballemi. Derbi ka vështirësitë e veta, pasi përballemi me një skuadër të fortë, e cila e mbylli sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe e nisi sezonin me të njëjtin motivim si vitin e kaluar. Nesër duhet të jemi të kujdesshëm pasi do të përballemi me vështirësi të mëdhaʺ.

Lojtarët e rikthyer nga kombëtaret- Pjesa më e madhe e lojtarëve kanë mbërritur dje, të fundit ishin Sançez dhe Vidal, të cilët janë me moral tepër të lartë pas atyre paraqitjeve mbresëlënëse me kombëtaren kiliane. Do të dëshiroja të kisha edhe një ditë më shumë të përgatisja derbin në mënyrën e duhur, por është një kalendar për tu respektuar. Nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur për derbin, por po mundohemi të shohim detajet e fundit edhe me video-analiza sesa me stërvitje në fushë. Vlen për t’u theksuar se janë disa lojtarë që janë aktivizuar shumë me kombëtaret e tyre respektive dhe duhen të rikuperojnë energjitë.

Derbi provë maturiteti? Jemi në javën e katërt të kampionatit, dhe nga ky moment deri në fund çdo sfidë vlen. Pres gjithashtu një rritje të skuadrës, sidomos për sa i takon përgjegjësisë.

Sançez?-  Është rikthyer mbrëmë me një kontraktim muskulor. Do t’a vlerësojmë sot gjatë stërvitjes dhe do të shohim pasi duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi na pret një kalendar shumë i ngjeshur.

Kampionati dhe Koronavirusi-  Është një moment shumë i vështirë për të gjithë dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Duhet të jemi bashkëpunues me njëri-tjetrin dhe të pranojmë situatën siç është. Kemi kaluar një moment shumë të vështirë, dhe tani na duket sikur e njëjta situatë po rikthehet përsëri. Si për jetën sportive por edhe për jetën e përditshme. Të ndalohet përsëri futbolli do të ishte katastrofale, për të gjithë”.

Çështja Eriksen- Nëse tek Interi luan shumë apo pak Eriksen këtë nuk e di. Për mua ai është duke luajtur shumë mirë, jam i lumtur që po jep kaq shumë për Interin. Do të ketë hapësira si për të si për çdo lojtar tjetër, pasi është një sezon i gjatë që do të luajmë çdo tri ditë”.

Në fund tekniku zikaltër e mbyll konferencën për shtyp me idenë e një derbi pa tifozët e tyre: ʺNuk është i bukur ky derbi, më vjen keq të luhet kështu. Më vjen keq që nuk do të ketë kaq shumë emocione sa tifozët e të dy ekipeve i japin jetë këtij derbi. ʺ -përfundon Antonio Konte.

Related posts

Messi bën gjest të mrekullueshëm ndaj fëmijës me kancer (FOTO)

Q.Autor

Renditja/ Kategoria e Parë, Grupi B: Pogradeci në krye, sa shumë rivalitet mes skuadrave

Isa.Autor

RIKTHEHEN TEK FITORJA/ “Ujqërit e Dëborës” ndalin vrullin e Flamurtarit

Delo.autor

Leave a Comment