Futboll Kategoria Superiore Sport

TEUTA “MBUSH” INFERMIERINË/ Shkon në 5 numri i futbollistëve të dëmtuarve

Teuta “mbush” infermierinë. Dëmtimet janë kthyer në një problem, pasi dje numri i lojtarëve të padisponueshëm ka shkuar në 5. Sikur të mos mjaftonin Aleksandër Kuro, Blerim Krasniqi dhe Fabjan Beqja, listës i janë shtuar edhe dy qendërmbrojtës. Bëhet fjalë për Renato Arapin dhe Rustem Hoxhën, të cilët kanë shfaqur probleme fizike dhe për këtë shkak janë stërvitur të diferencuar.

Edi Martinit i është dashur të punojë me një ekip të cunguar gjatë të mërkurës, pasi nën urdhra nuk kishte as Lorenco Vilën. Sulmuesi anësor është i grumbulluar me Kombëtaren U-21, çka e çon numrin e mungesave në 6 në total. Durrsakët do të luajnë nesër një miqësore me Besëlidhjen dhe është e sigurt që asnjëri prej të dëmtuarve nuk do të jetë i gatshëm.

Mjekët nuk kanë në plan që të rrezikojnë askënd, sidomos tani që përflitet që edhe kampionati është në prag të startit. Vend për frikë nuk ka, pasi si Arapi ashtu edhe Hoxha nuk kanë asgjë të rëndë. Me pak ditë pushim, ata do të kthehen në gjendjen e tyre më të mirë.

PËRGATIJET – Edhe pse me një grup të reduktuar dhe me shiun që nuk u ndal për asnjë çast, “djemtë e detit” vazhduan përgatitjet normalisht. Ka qenë një seancë me intensitet të lartë ajo e djeshmja në “Olympic Park”, e fokusuar sa te ushtrimet e forcës në palestër dhe ato tekniko-taktike në terren. Stafi teknik kërkon që të shfrytëzojë çdo ditë deri në nisjen e sezonit 2020-2021, ndaj edhe është duke provuar module të ndryshme e situata loje. Ajo që ka rënë në sy ka qenë edhe “prodhimtaria” e ofensivës, pasi golat ishin me bollëk.

Trajneri u bë ditë që është përqendruar te java e parë, ndërsa po mundohet që të përzgjedhë 11-shen perfekte. Deri në fundjavë do të vazhdohet me një seancë në ditë dhe shpresohet që sa më shpejt të rikuperohen edhe të dëmtuarit. Në Durrës do të synojnë ta nisin mbarë këtë vit, pasi edhe pretendimet janë më madhore. Po punohet ndjeshëm edhe me fazën sulmuese, pasi edhe pritshmëritë ndaj Hebajt, Krasniqit dhe Bregut janë të mëdha.

Related posts

SKËNDERBEU-VLLAZNIA/ Pritet të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë, ja shpërblimi i majmë për “Shkodranët”…

Delo.autor

Kukësi merkato te Flamurtari, nis kontaktet me 2 futbollistë

Sadik.Autor

E ÇUDITSHME/ Mesfushori Wilshere rrëfen dramën: Si t’ia shpjegoj djalit që nuk më do asnjë ekip

Delo.autor

Leave a Comment